Në moshën më të bukur, ato “prishin syrin”. Janë puçrrat e rinisë që në gjuhë shkencore quhen “acne juvenilis”. Për të tjerët paraqesin vetëm një problem estetik, por për vetë të rinjtë që i kanë në lëkurë, është edhe problem shëndetësor.
Puçrrat e rinisë shfaqen në moshën e pubertetit, në 12-13 vjeç për vajzat dhe 14-16 vjeç për djemtë dhe vazhdojnë gjatë periudhës së rinisë deri në moshën 30 vjeç. Në popull ka mendime se këto puçrra, po nuk i ngacmove, ikin vetë. Por kjo nuk është e vërtetë. Ky është një mendim i gabuar, pasi pa u kuruar këto puçrra vazhdojnë me vite dhe njeriu vuan jo vetëm bezdinë e tyre, por edhe paraqitjen e pakëndshme. Madje, disa që i kanë në forma të rënda, izolohen nga shoqëria, u vjen rëndë kur shkojnë në shkollë, nuk i frekuentojnë festat e shoqërisë e me radhë. Por ka një predispozicion organik që i bën disa t’i kenë në gjendje të acaruar; acne juvenilis gjejnë terren të përshtatshëm në fytyrat ku gjëndrat e yndyrës janë shumë të zhvilluara, por këtu influencon shumë edhe ngacmimi i tyre.
Hormonet
Puçrrat e rinisë kanë bazë hormonale. Kur hormonet androgjen (mashkullore), janë më tepër se ç’duhet në raport me hormonet femërore, estrogjenet, tek ata djem që kanë dendësi qimesh, por edhe tek vajzat. Predispozicioni për një shfaqje të acaruar të puçrrave është më i madh sepse edhe “bimësia” është shprehje e nivelit të lartë të androgjenëve. Por këto mund të mjekohen me shumë sukses.
Dieta
Për eliminimin e puçrrave të rinisë ka shumë rëndësi mjekimi: mos hani shumë ëmbëlsira, sidomos çokollata, të skuqura, të pjekura si dhe pikante. Këto ushqime si dhe alkooli ngacmojnë shumë gjëndrat e yndyrës që rëndohen, zmadhohen dhe, duke mos e zbrazur dot yndyrën, krijojnë vatra gjithnjë e më të mëdha qelbi.
Higjiena
Higjiena e lëkurës është një faktor ndihmës që mund ta lehtësojë këtë situatë. Këshillohet që lëkura të pastrohet me solucion dhe sapun me ph të lartë që largon yndyrën e tepërt. Nëse nuk tregohet kujdesi i duhur për higjienën e lëkurës, krijohen të ashtuquajturat “pika të zeza”, ky yndyra e grumbulluar nëpër pore oksidohet dhe kthehet në pikë të zezë.
Pomadat
Në asnjë mënyrë të mos përdoren pomada e kremra sepse këto shtojnë yndyrën e lëkurës. Kremrat i bllokojnë poret, duke e acaruar më keq gjendjen. Por a mund të pikohen nga jashtë me pomada antibiotiku si klorofenikol, tetraciklinë, sikurse reklamojnë shpesh farmacistët? Krem mbi krem nuk duhet vënë, se i bllokon më tepër poret. Përvoja ka treguar se, kur pacientët kanë përdorur me mendjen e tyre pomada antibiotiku, ata janë paraqitur në gjendje më të rëndë më pas. Pomadat nuk duhen përdorur në asnjë mënyrë. Po qe nevoja për antibiotik ato rekomandohen për t’u marrë nga goja me doza të vogla.
Si mjekohen puçrrat e fytyrës?
Mos i ngacmoni puçrrat, mos hani ëmbëlsira, tregoni kujdes për higjienën e lëkurës. Mjekimi më i mirë është me vitaminë A dhe E bashkë, nga 2 kokrra në ditë për 3 muaj rresht, tetraciklinë me doza të vogla nga një në mëngjes dhe në darkë për 100 ditë dhe dizinfektimi i puçrrave në mëngjes dhe në darkë, me alkool mentol, jo salicilik, pasi ky shpeshherë e rrjep lëkurën dhe e than. Mjekimi më i shpeshtë është me metodën e krioterapisë, ku krioterapia është një solucion, azot i lëngshëm me të cilin lëkura bëhet një herë në 2-3 javë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës