Publikon foto nga ushtrimet e FSK-së, Mehaj: Në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka publikuar fotografi nga stërvitjet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Mehaj, në një postim në Facebook, ka thënë se ushtria jonë është krenaria e kombit.
“Detyra, nderi, atdheu! Ushtria jonë, krenaria e kombit. Çdo ditë me punë dhe përkushtim në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Mehaj, transmeton Telegrafi.
Ndërsa, një ditë më parë, Mehaj ka bërë thirrje që qytetarët të japin kontributin e tyre duke dhuruar në Fondin e Sigurisë.
Ai ka thënë se ushtria përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/07/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































