Seriali "O Sa Mirë" do të sjellë episodin e fundit të këtij sezoni.

Ky episod, i cili është i 145-i me radhë, do të sjellë skena plot interesante të shkollës më të famshme në ekranet shqiptare.


osa3

Karakteristike për episodin e fundit është diplomimi i studentëve, të cilët do të kemi mundësinë t'i shohim teksa marrin diplomat.

Në ndërkohë, 'Xhesika' e ndarë tashmë nga 'Qabi' do t'ia mësyjë detit me 'Arbnorin', i cili ka përfituar nga fondet e shkollës.

osa2 Foto: O Sa Mirë/YouTube

'Citi' dhe 'Lepuri' në anën tjetër shfaqen të mallëngjyer që shkolla po përfundon.

"O Sa Mirë" ka sjell episode të shumta me të qeshura për publikun përgjatë gjithë këtij sezoni.

Episodi i fundit transmetohet të dielën në Klan Kosova, dhe në kanalin e tyre në YouTube. /Telegrafi/