Një projekt i ri muzikor së fundmi është publikuar edhe nga reperi BimBimma.

Ky i fundit edhe këtë herë solli një bashkëpunim, ndërsa ka bashkuar forcat me artistin Gesko.


“NR 1” titullohet kënga e re e dyshes, e cila vjen në versionin audio me një video mjaft atraktive.

Edhe ky projekt i BimBimmës hyn në kuadër të albumit të ri, ku vjen pas bashkëpunimit me Tunën “Skutaqja”.

Tekstin e ka shkruar vet reperi, për ‘beatin’, miksimin dhe masterizimin është përkujdesur producenti Bini Diez.

Edhe ky projekt tanimë është lansuar në kanalin zyrtar të BimBimmës në platformën YouTube. /Telegrafi/