Në Hollywood, fama mund të vijë shpejt, por mund të zhduket edhe po aq shpejt. Ajo që mbetet për shumë njerëz, edhe pasi të zbehet vëmendja, është pasuria që kanë ndërtuar gjatë viteve. Lista e fundit e aktorëve më të pasur për vitin 2025 zbulon se cilët janë aktorët më të pasur.

Gjegjësisht, në krye të listës është bodibilderi dhe aktori legjendar - Arnold Schwarzenegger. Me një pasuri të vlerësuar prej 1.49 miliardë dollarësh (1.32 miliard euro), Schwarzenegger kryeson listën e aktorëve më të pasur në vitin 2025.


Edhe pse nuk është shfaqur në ekranin e madh që nga viti 2019, pasuria e tij ka vazhduar të rritet falë investimeve jashtëzakonisht të zgjuara, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe fondet e investimeve.

Përveç kësaj, karriera e tij e gjatë në filma - veçanërisht në serialin kult "Terminator" i solli atij të ardhura të mëdha dhe famë ndërkombëtare. Schwarzenegger është provë se suksesi në Hollywood nuk duhet të mbarojë me rolin e fundit në film, pasi lëvizjet e duhura jashtë industrisë mund të sjellin siguri financiare afatgjatë dhe status miliarderi.

Dwayne Johnson renditet i dyti me 1.19 miliardë dollarë (një miliard euro). Fitimet e tij vijnë jo vetëm nga honorarët e aktrimit, por edhe nga investimet, veçanërisht në markën "Teremana Tequila", e cila vlen deri në 2 miliardë dollarë (1.7 miliard euro), dhe Johnson zotëron 30% të aksioneve. Në vitin 2024, ai fitoi 88 milionë dollarë (78.1 milionë euro) vetëm për rolet e tij në filmat "Red One dhe Moana 2".

Ylli i filmave aksion, Tom Cruise, gjithashtu ka 891 milionë dollarë (791 milionë euro). Falë kontratave të zgjuara, Cruise ka fituar një përqindje të fitimeve të filmave të tij që nga fillimi i karrierës së tij, gjë që i ka sjellë shuma të mëdha, veçanërisht përmes françizave "Mission: Impossible" dhe "Top Gun". Ndryshe nga shumë kolegë të tij që janë diversifikuar në sipërmarrje biznesi, Cruise është ndër të paktët që e kanë fituar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre vetëm përmes aktrimit. Cruise zotëron gjithashtu një portofol mbresëlënës të pasurive të patundshme, me prona të shpërndara përgjatë të dy brigjeve të Shteteve të Bashkuara dhe në të gjithë Amerikën e Veriut.

Ndër 10 aktorët më të pasur në botë, përveç atyre të mësipërm, janë:

-Shah Rukh Khan (Pasuria neto: 876.5 milionë dollarë / 778.8 milionë euro)
-George Clooney (Pasuria neto: 742.8 milionë dollarë / 660 milionë euro)
-Robert De Niro (Vlera neto: 735.35 milionë dollarë / 653,44 milionë euro)
-Brad Pitt (Pasuria neto: 594.23 milionë dollarë / 528 milionë euro)
-Jack Nicholson (Pasuria neto: 590 milionë dollarë / 524 milionë euro)
-Tom Hanks (Pasuria neto: 571.94 milionë dollarë / 508,23 milionë euro)
-Jackie Chan (Pasuria neto: 557.09 milionë dollarë / 495,03 milionë euro). /Telegrafi/