LAJMI I FUNDIT:

Publikohet çmimorja e re e derivateve, mbetet e pandryshuar për 48 orët e ardhshme

Publikohet çmimorja e re e derivateve, mbetet e pandryshuar për 48 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 48 orët e fundit.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i dizellit është 1.73 euro për litër, i benzinës me 1.41 euro dhe i gazit me 0.72 euro, pra nuk ka ndryshim në çmimore, përcjell Telegrafi.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së dielës dhe të hënës.


Çmimi i naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, për t’u rritur dita-ditës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, në muajin qershor, kishte marrë të njëjtin vendim.

Naftëtarët në Kosovë më 9 qershor, i kishin kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të ruhet ekonomia e tregut të lirë dhe që minimalisht marzha (çmimi maksimal) për shitje me shumicë të jetë 3 për qind dhe për shitje me pakicë 12 për qind.

Edhe në muajin mars, ishte marrë vendimi që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë. Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare ishte deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë ishte në 6 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Ekonomi
Vonesat në pagesat e orëve shtesë për policët, Ministria e Financave: Po punojmë për të zgjidhur çështjen

Vonesat në pagesat e orëve shtesë për policët, Ministria e Financave: Po punojmë për të zgjidhur çështjen

Ekonomi
Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Ekonomi
Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Ekonomi
VIDEO që po qarkullon në rrjete: “A jemi LIVE?” – Paralajmëron diçka të madhe për Bajram!

VIDEO që po qarkullon në rrjete: “A jemi LIVE?” – Paralajmëron diçka të madhe për Bajram!

Ekonomi
Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Ekonomi
Kalo në kategori