Janë publikuar fotografitë e para nga xhirimet e filmit biografik për këngëtaren Amy Winehouse, “Back to Black”.
Aktorja britanike, Marisa Abela, është transformuar në artisten e ndjerë gjatë xhirimeve të filmit të shumëpritur biografik.
Ndërsa xhirimet filluan në Soho të Londrës të hënën, Marisa shfaqet pranë aktorit Eddie Marsan, i cili luan babanë e Amy, Mitch, teksa filmonin skena jashtë klubit të famshëm të xhazit, “Ronnie Scott’s”, ku këngëtarja performoi në fillim të karrierës së saj.
Marisa kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë dhe fustan të shkurtë për skenat, duke mbajtur një çantë lëkure dhe modelin e flokëve të Amyt dhe një palë vathë ari. Aktorja dukej shumë e ngjashme me këngëtaren e ndjerë tragjikisht, e cila vdiq në moshën 27 vjeçare nga intoksikimi me alkool në vitin 2011.
One of music’s greatest artists, Amy Winehouse, comes to the big screen in Sam Taylor-Johnson’s Back to Black. With cameras rolling from next week, we’re thrilled to release this first look at rising star Marisa Abela as Amy. pic.twitter.com/owZGXwOWP3
— StudiocanalUK (@StudiocanalUK) January 13, 2023
“Back to Black” që i ka nisur xhirimet këtë muaj, është drejtuar nga Sam Taylor-Johnson, i njohur më së miri për filmat “50 Shades of Grey” dhe “Nowhere Boy”. Filmi ndjek jetën e Winehouse në Londër dhe udhëtimin e saj intensiv drejt famës. /Telegrafi/