LAJMI I FUNDIT:

Publikohen listat e nxënësve fitues të shkollave në Pejë, Istog, Gjilan, Vushtrri e Klinë

Publikohen listat e nxënësve fitues të shkollave në Pejë, Istog, Gjilan, Vushtrri e Klinë

Në kuadër të garës së Kreativitet Kulturor dhe Mendimit Kritik, Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka vazhduar publikimin e rezultateve për nivelin shkollor, në komunat e Republikës së Kosovës.

Sipas të dhënave të përpunuara, që vijnë direkt nga shkollat, KNKRS bën shpalljen e rezultateve si në vijim: Komuna e Pejës ka 911 fitues, komuna Istogut 266 fitues, komuna e Gjilanit 759 fitues, komuna e Vushtrrisë dhe komuna e Klinës 473. Numri i përgjithshëm i fituesve në këtë garë, për këto komuna, është 2717, transmeton Telegrafi.

Për herë të parë të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën patën rastin që nëpërmjet Programit Nacional për Rininë t’i shprehin aftësitë krijuese dhe fuqinë e mendimit nëpërmjet krijimeve kreativet në njërën na fushat e caktuara si: Art Muzikor, Art Pamor, Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat.


Pas periudhës përgatitore për garën, të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës garuan në nivelin shkollor, për t’i përzgjedhur më të mirët për fushat përkatëse, e më pas për të vazhduar me fazat tjera atë komunale dhe republikane.

Vetëm në garën e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik për nivelin e shkollës kemi rreth 14, 800 fitues nga 29 komunat pjesëmarrëse.

Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.

Në komunikatën e bërë për media nga zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, thuhet se gjithë kjo punë është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.

Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera./Telegrafi/

Pejë

Istog

Gjilan

Vushtrri

Klinë

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori