Autoriteti Hetimor i Aksidenteve Ajrore ka zbuluar detaje të reja rreth rrëzimit të aeroplanit, ku në bord ishin Emiliano Sala dhe David Ibbotson.

AAIB  ka publikuar trajektoren që aeroplani ka ndjekur në momentet para rrëzimit, ku kishte lëvizje nga trajektorja dhe ulje-ngritje të ndikuara nga erërat e forta.


105792699 jersey clash 640 nc 1 (Foto: BBC)

Aeroplani humbi mijëra metra lartësi vetëm për 20 sekonda pasi bëri një kthesë 180 shkallë, pas kërkesës së pilotit Dave Ibbotson për shkak të kushteve të dobëta atmosferike.

Megjithatë AAIB ende nuk ka treguar shkakun e saktë të rrëzimit të avionit, por një nga shqetësimet ku është duke punuar është licenca e pilotit për të bërë një udhëtim të tillë.

10261296 6742721 image a 102 1551105241307

"Ne kemi shqetësime serioze që vejnë në pikëpyetje vlefshmërinë e licencës së pilotit për të marrë një udhëtim të tillë".

"Ne gjithashtu jemi të shqetësuar për të zbuluar se në udhëtim është përfshirë një aeroplan që nuk përputhet me kërkesat e Autoritetit të Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar ose me kërkesat e Administratës së Aviacionit Federale të SHBA-së për veprimtarinë komerciale dhe prandaj mund të kenë vepruar në mënyrë të paligjshme", thuhet nga AAIB.

Në vazhdim hetuesit e aksidenteve ajrore do të vazhdojnë të shohin të gjithë "faktorët operacionalë, teknikë, organizative dhe njerëzorë", të cilët mund të kenë kontribuar në rrëzim.

10261302 6742721 The plane remains in the bed of the Channel 220ft down and is un a 100 1551105157395

Aeroplani u zhduk nga radari më 21 janar 2019, rrënojat janë gjetur 30 metra nga vendi ku u zhduk aeroplani nga radari.

AAIB gjithashtu ka publikuar edhe pamje të reja të rrënojave, të cilat ende gjenden në fundin e detit të kanalit La Mansh (68 metra thellësi). Ato nuk janë nxjerr ende në sipërfaqe për shkak të rrymave të fuqishme të ujit.

Vlen të theksohet se në rrënojat e aeroplanit 13 ditë më vonë ishte gjetur trupi i Sala, por jo edhe trupi i pilotit, që është ende i zhdukur. /Telegrafi/

telegrafi sport app