PTHP ngrit akuza kundër një personi në Shkup për prodhim të lëndëve narkotike

Pas një hetimi, Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot paraqiti aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup kundër një personi të akuzuar për kryerje të veprës penale #Prodhim dhe shpërndarja e paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope" të ndëshkuara sipas nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal.
"Më 2 mars, në një stacion autobusi në lagjen "Hippodrom", i akuzuari, një 26-vjeçar, mbante dy qese plastike me lëndë narkotike - marihuanë dhe një peshore dixhitale, e cila u konfiskua menjëherë nga policët. Më vonë, tre qese plastike dhe një kuti blu marihuanë dhe një shishe vaj hashashi u gjetën në makinën e tij të parkuar në oborrin e tij. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të akuzuarit në fshatin Bulaçani, u konfirmuar se ai kishte prodhuar marihuanë pa autorizim, për të cilën kishte blerë pajisje dhe kishte instaluar një laborator të mbarështimit. U gjetën 69 bimë në vazo me kanabis, si dhe një kuti metalike me gjashtë pako polietileni me marihuanë", thuhet në deklaratën e PTHP-së.
Nga atje shtojnë se duke pasur parasysh që ekzistojnë akoma rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes dhe mundësitë që i akuzuarit të përsërisë krimin, prokurori publik kompetent paraqiti në Gjykatë propozim të veçantë duke kërkuar që të akuzuarit t'i përcaktohet masa e paraburgimit./Telegrafi/





















































