LAJMI I FUNDIT:

PSP: Hedhim poshtë akuzat për gjoja trysni ndaj mediave në Maqedoni

PSP: Hedhim poshtë akuzat për gjoja trysni ndaj mediave në Maqedoni

Prokuroria Speciale Publike (PSP) edhe njëherë i ka demantuar akuzat për gjoja trysni ndaj mediave, sidomos pas publikimit të djeshëm të katër lëndëve të reja hetimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo prokurori u akuzua nga mediat proqeveritare se me lëndët e reja synon tërheqjen e vëmendjes nga Deklarata politike shqiptare.

”I demantojmë të gjitha akuzat e disa mediave për gjoja trysni ndaj mediave nga ana e PSP-së, si edhe ndikim në lirinë e informimit. Sqarojmë se kjo prokurori publike udhëheq procedura hetimore për më shumë lëndë ku përfshihen persona të cilët janë të lidhur me një pjesë të mediave. Pjesë e këtyre procedurave hetimore janë çështjet nëse këta persona kanë kryer vepra penale në kuadër të punës së tyre si pronarë dhe drejtues të personave tjerë juridik, e jo në mediame të cilat janë të lidhur”, thonë nga PSP-ja./Telegrafi/