Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 4-2 ndaj Strasbourgut në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Ligue 1.
Kryeqytetasit kanë vazhduar serinë pozitive duke marrë edhe fitoren e dytë në ndeshjen e dytë në kampionat të zhvilluar në Parc des Princes.
Pjesa e parë e takimin u përshkua me dominim total të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe tri gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dy minuta lojë dhe ishte Mauro Icardi, i cili me kokë shënoi për 1-0 pas asistimit të Abdou Diallo.
Kylian Mbappe (25’) u përkujdes për epërsinë 2-0, ndërsa Julian Draxler (27’) shënoi për 3-0 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.
First half is done! @PSG_English 3️⃣ – 0️⃣ @RCSA
⚽ @MauroIcardi 3'
⚽ @KMbappe 26'
⚽ Draxler 27' #𝗣𝗦𝗚𝗥𝗖𝗦𝗔🟥 #ICICESTPARIS 🟦 pic.twitter.com/0TmkW5Cjr2
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 14, 2021
Në pjesën e dytë, përsëri PSG ishte skuadër më e mirë, por mysafirët e vendosen në rrezik duke shënuar dy gola të shpejtë.
Kevin Gameiro (53’) shënoi fillimisht për 3-1, ndërsa Ludovic Ajorque (64′) u përkujdes ta bëjë lojën edhe më interesante duke ngushtuar rezultatin në 3-2.
Megjithatë, PSG nuk lejoi asnjë befasi pasi përveç që mbrojti rezultatin arriti të shënojë edhe një gol me anë të Pablo Sarabia (86’), i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 4-2.
We earn the 3️⃣ points at the Parc 👏🏟#𝗣𝗦𝗚𝗥𝗖𝗦𝗔
🟥 #ICICESTPARIS 🟦 pic.twitter.com/LIC9KE4wCs
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 14, 2021
Pas kësaj fitore, parisienët e shohin veten në pozitën e parë më gjashtë pikë, ndërsa Strasbourg zë vendin e fundit me zero pikë.
Në ndeshjen e radhës, PSG udhëton te Brest, ndërsa Strasbourg e pret Troyesin. /Telegrafi/
Icardi 👌🏽#PSGRCSA pic.twitter.com/vrYZDGilt6
— DOU&DA🇲🇱📷🖤 (@doulbi113) August 14, 2021
https://www.youtube.com/watch?v=aTsDn34ZVYQ&ab_channel=AB7Clips
https://www.youtube.com/watch?v=TwmzpOjdRDs&ab_channel=PSG-ParisSaint-Germain
https://twitter.com/footynews34/status/1426647130991742977