LAJMI I FUNDIT:

PSG refuzon mega ofertën e Real Madridit për Neymarin, 100 milionë plus tre yje

PSG refuzon mega ofertën e Real Madridit për Neymarin, 100 milionë plus tre yje

Paris Saint-Germain e ka refuzuar një ofertë të madhe nga Real Madridi për yllin brazilian, Neymar.

Neymari e ka bërë disa herë të qartë se dëshiron të largohet këtë verë nga PSG dhe dy klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi janë më lidhura me të.

Ofertat nga Barcelona dhe Real Madridi nuk kanë munguar, por asnjëra nuk ka arritur të bind drejtuesit e Parc de Princes të heqin dorë nga ylli i tyre.


Beteja e përjetshme Real Madrid-Barcelona edhe në tregun e transferimeve: Histori transferimesh kur dy klubet vihen pas një lojtari
Lexo po ashtu Beteja e përjetshme Real Madrid-Barcelona edhe në tregun e transferimeve: Histori transferimesh kur dy klubet vihen pas një lojtari

Mediat franceze raportojnë se Mbretërit kanë bërë një ofertë të madhe gjatë të mërkurës mbrëma në drejtim të PSG-së.

Sipas gazetës L’Equipe, Los Blancos i kanë ofruar kampionëve francezë 100 milionë euro dhe shërbimet e tre lojtarëve – që besohet të jenë James Rodriguez, Gareth Bale dhe Keylor Navas.

PSG i ka dhënë dy mundësi Barcelonës për transferimin e Neymarit
Lexo po ashtu PSG i ka dhënë dy mundësi Barcelonës për transferimin e Neymarit

Por, PSG nuk ka menduar dy herë duke refuzuar ofertën e Realit, ndërsa Barcelona dhe Juventusi mbeten në kërkim të nënshkrimit të brazilianit.

Dje (e mërkurë) gjatë ditës gjithashtu u raportua se PSG i ka bërë të qartë Barcelonës se duhet të ofrojnë 250 milionë euro ose 100 milionë plus Ousmane Dembele dhe Nelson Semedo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Kalo në kategori