LAJMI I FUNDIT:

PSG merr primatin në garën për Messin: Ka gati ofertën e majme dyvjeçare plus një vit opsional

PSG merr primatin në garën për Messin: Ka gati ofertën e majme dyvjeçare plus një vit opsional
(Foto: Instagram/leomessi)

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë temë mjaft e nxehtë në mediat sportive, pasi superylli i Barcelonës do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni.

Argjentinasi e kishte kërkuar largimin nga katalunasit në verën e kaluar, gjë që iu pamundësua nga klubi, ndërsa me ardhjen e Joan Laportas në krye është besuar se ai do ta zgjatë qëndrimin.

Sidoqoftë, derisa javët po kalojnë dhe jemi drejt fundit të sezonit, 33-vjeçari akoma nuk ka marrë një vendim dhe është duke e pritur momentin e duhur për ta bërë hapin e madh.


(Foto: Instagram/leomessi)

Ndërkohë, spekulimet që lidhen me të ardhmen e tij, janë të vazhdueshme. Vet lojtari nuk ka folur asgjë se çfarë do të bëjë, porse është i fokusuar vetëm te ndeshjet e mbetura në La Liga.

Barcelona ka vendosur t’i ofrojë Messit një zgjatje trevjeçare të kontratës
Lexo po ashtu Barcelona ka vendosur t’i ofrojë Messit një zgjatje trevjeçare të kontratës

Barcelona, në anën tjetër, është goditur rëndë nga kriza financiare si pasojë e pandemisë, ashtu që i ka opsionet e kufizuara financiare lidhur me ofertën që mund t’i bëjë numrit 10.

Dhe në një raportim ekskluziv, gazetari i TNT Sports Brasil, Marcelo Bechler, ka thënë se Paris Saint-Germaini ka marrë primatin në garën për nënshkrimin e tij.

Në bazë të këtij njoftimi, kampioni francez i ka ofruar Messit kontratë të majme dyvjeçare me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i futbollistit: të qëndrojë në Camp Nou, ku ka luajtur gjatë gjithë karrierës profesionale apo të kërkojë një sfidë të re. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori