PSG fiton me shumë spektakël ndaj St Etiennes

Paris Saint-Germain e ka mposhtu St Etiennen me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 18-të në Ligue 1.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me golin e Leandro Paredes.
Më pas, vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Jean-Eudes Aholou u përjashtua nga loja me karton të kuq, shkaku i ndërhyrjes së palejueshme.
PSG e shfrytëzoi mjaftë mirë këtë shpërqendrim të Etiennes dhe dyfishoi epërsinë me anë të Kylian Mbappes (43') me një asistim të Neymarit.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa sulmuesi brazilian dështoi të trefishonte epërsinë, shkaku që humbi penalltinë në minutën e 62-të.
Ishte Mauro Icardi (72'), ai që e e shënoi golin e tretë për kampionin në fuqi të Ligue 1, derisa Mbppe (89') shënoi golin e dytë personal në ndeshje, për ta vulosur kështu fitoren e tyre.
Pas javës së 18-të, PSG vazhdon të jetë lider me 42 pikë, ndërsa në javën e 19-të do të takohet me Amiensin. /Telegrafi/
https://twitter.com/HDGoalsLive/status/1206306856148373506
https://streamable.com/ujufd
'










































