LAJMI I FUNDIT:

PSG është gati të paguajë 140 milionë euro për yllin e Arsenalit si zëvendësuesi i ëndrrave për Mbappen

PSG është gati të paguajë 140 milionë euro për yllin e Arsenalit si zëvendësuesi i ëndrrave për Mbappen

Paris Saint-Germain është i gatshëm të paguajë më shumë se 140 milionë euro për të nënshkruar yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, si zëvendësues të Kylian Mbappe, i cili pritet të largohet pas përfundimit të sezonit.

Gjigantët francezë tashmë po përgatiten për jetën pas Mbappes, i cili do të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij këtë verë.

Mbappe ka qenë shumë i lidhur me një kalim te Real Madrid si një transferim i lirë, megjithëse nuk ka pasur asnjë konfirmim nga asnjëra palë se një marrëveshje është e afërt.


Al-Khelaifi nuk e konfirmon largimin e Mbappes nga PSG
Lexo po ashtu Al-Khelaifi nuk e konfirmon largimin e Mbappes nga PSG

PSG ka filluar të ndjekë një politikë transferimi që synon të sjellë talentë francezë, me Ousmane Dembele, Randal Kolo Muani dhe Nordi Mukiele që të gjithë mbërritën në Parc des Princes verën e kaluar.

Lojtarë të tjerë të rinj vendas si Warren Zaire-Emery dhe Bradley Barcola po luajnë gjithashtu role kyçe në skuadër.

Megjithatë, PSG-ja është ende në kërkim të talentëve evropian dhe ka vendosur për yllin e Arsenalit, Saka, si objektivin e tyre kryesor për të zëvendësuar Mbappen.

Sipas gazetës spanjolle Fichajes, Saka është në krye të listës së tyre të ngushtë për afatin kalimtar të verës.

Ky medium shton se PSG-ja është e gatshme të nisë një ofertë prej të paktën 140 milionë eurosh, e cila do të bënte 22-vjeçarin si shitjen rekord të Arsenalit.

Raporti gjithashtu thekson se Arsenali, natyrisht, do të ishte ‘ngurrues’ për të lejuar largimin e Sakës, veçanërisht pasi kjo do të thotë që skuadra e Mikel Artetës do të duhet të gjejë një zëvendësues efektiv në merkaton e verës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori