PSG e bën lëmsh, mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Liverpooli duke e ndezur ndeshjen

PSG e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Liverpoolit në ‘Anfield’ me rezultat 1-0, në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja nisi më mirë për Liverpoolin që rrezikoi në dy raste me Mohamed Salah, por që egjiptiani nuk arriti të shënojë.
Në anën tjetër, PSG përfitoi nga rasti i parë, me Ousmane Dembelen i cili shënoi nga afër pas një tollovie në zonë(1-0).
Pas golit të PSG-së, ishte radha e Liverpoolit, me Ibrahima Konaten dhe Digo Jotan, që ishin afër të barazonin shifrat, duke mos gjetur rrjetën.
PSG e mbylli ndeshjen më mirë, me Dembelen dhe Khvicha Kvaratskhelian, që tentuan të shtonin epërsinë e parisienëve.
Aktualisht rezultati i përgjithshëm është 1-1, më të dy skuadrat që kanë gjasa të barabarta për të kaluar tutje. /Telegrafi/








































