Shpresa është ndjenjë njerëzore, shpresa është motivi për jetë, shpresa është rezultat në ringjalljen dhe suksesin financiar.
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
A keni dëgjuar ndonjëherë se pesimisti ka pasur sukses?!
Optimizmi është arma e jonë, është vetëmbrojtja, është motoja. Nga ju kërkohet një qëndrim, një përkushtim, kërkohet që ju të kryeni një obligim për veten dhe familjen tuaj.
Nëse dyshoni, keni rezerva për punën që ju pret, ju e keni përgatitur veten për mossukses, ju i keni dhënë të drejtën vetes për dështim, dhe sigurisht suksesi do të ju mungojë.
Si mund të ketë dikush sukses nëse ka rezerva, është i dyshimtë. Të mirat e Zotit janë të pafund, të njëjta janë për të gjithë, ju vetëm duhet t’i shijoni dhe t’i përdorni.
Njerëzit e suksesshëm janë heronj, ata e arrijnë edhe të paarritshmen, ata e arrijnë edhe të pamundshmen, janë të tillë, janë të suksesshëm sepse ata besojnë dhe punojnë.
Njerëzit e suksesshëm kanë vetëbesim, ata e dinë kur duhet të reagojnë, dinë kujt t’i japin përparësi, ata e kanë bindur veten se janë më të mirët, ata nuk vonohen, ata janë të kujdesshëm, ata shprehin interesin.
Të gjitha këto veti të shprehura janë arma e vetme për sukses. Për të arritur suksese të mëdha, duhet të: ëndërroni, të besoni, planifikoni, të kërkoni mendimet e profesionalistëve, duhet të harxhoni shumë djersë dhe shumë punë, gjithashtu shumë kohë dhe shumë para.
Suksesi financiar nuk është lojë, ngase bëhet fjalë për jetën tuaj financiare, për familjen tuaj, për buxhetin tuaj. Patjetër, me shumë seriozitet duhet t’i qasemi interesit tonë, t’i japim përparësi asaj që e meritojmë.
Aksioni (reagimi) prodhon reaksion. Nëse nuk ju pëlqen ajo që ndodh me ju, atëherë mundohuni ta ndryshoni qëndrimin, mundohuni ta shikoni të vërtetën, realitetin.
Një fjalë popullore thotë: çfarëdo që të mbjellim, atë do të korrim. Nëse doni të keni fryte të suksesshme, atëherë mbillni farën e suksesit të financave.
Interesant është se ne në vend se të bëjmë analiza se si ta shfrytëzojmë kohën sa më arsyeshëm, ne harxhojmë shumë kohë duke bërë plane se ku do të shkojmë për pushim veror apo dimëror, bëjmë analiza se çfarë lloji, çfarë ngjyre të veturave do të blejmë, më shumë mbjellim farën e çrregullimeve financiare, sesa që mbjellim farën e suksesit financiar.
Nuk bëjmë analiza, nuk bëjmë plane, nuk harxhojmë energjinë për mësimin e jetës, për buxhetin financiar, që duhet të jetë primare, që të përqendrohemi në shumicën e popullatës në jetën e përditshme.
Është mirë që të bëhen edhe analiza për vetura, për pushime, por në radhë të parë duhet të përqendroheni dhe të bëni analiza edhe për buxhetin tuaj. Në radhë të parë duhet të përqendroheni në eliminimin e borxheve, që është shumë me rëndësi dhe kërkon përpjekje, kërkon përqendrim të madh. Nëse arrini këtë, do të shihni se borxhet do të shkrihen si akulli në diell.
Nëse e zbatoni suksesin financiar, ju do të keni rastin të transformoheni në një njeri të ri tjetër fare, të arrini të ngriheni në lartësinë e duhur, të arrini t’i kuptoni njerëzit ashtu si janë.
Ju tash jeni një njeri i dizajnuar më ndryshe për suksese, suksese për veten tënde për familjen, për shoqërinë. Duhet t’i bëni vetes pyetje se a doni të jeni i lirë, pa borxhe…
Të luhatshmit, të ngadalshmit, edhe Zoti nuk i do. Ata janë në borxhe deri në fyt. “Ti nuk je ai”. Mos humb kohë! Vazhdo!
Koha është e njëjtë për të gjithë, si për të pasurit ashtu edhe për të varfrit. Bëhu punëtor si bleta. Asaj, për të prodhuar një kilogram mjaltë, i duhet ta thithë nektarin e 12 milionë luleve, dhe për këtë duhet të përshkojë një rrugë me gjatësi rreth 300 mijë kilometra.
Suksesi financiar nuk është vetëm eliminimi i borxhit por edhe fitim, fitim që të bëhesh i pasur. Suksesi financiar ndikon edhe në shëndetin tënd, të largon nga stresi. Kur nuk ke stres, ti nuk ke brenga, familjes i ofron një të ardhme më të mirë, mundëson ta shijosh jetën dhe krejt çfarë ofron ajo.
Hapi i parë që duhet ta ndërmerrni është që të mos bëheni borxhli. Në Kosovë borxhli, kredimarrës, ka shumë. Njerëzit janë të zhytur në kredi të mëdha. Çdo i dyti qytetar është në borxh, kredi bankare.
Nëse vazhdon kështu me këtë trend në Kosovë, do të dyfishohen kredimarrësit. Nëse vazhdon kështu për dy vjetët e ardhshëm, do të jetë një rrezik shumë i madh financiar.
Njerëzit në Kosovë me së shumti marrin kredi për banesa, për vetura, mobile, aparate elektrike etj. Gjithë këto i paguajnë me kredi, me kamata shumë të mëdha.
Nëse kërkoni lirinë financiare, urgjentisht duhet të mos vazhdoni me borxhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Bricjapi - Horoskopi vjetor për 2025: Një fillim dinamik i vitit, gushti sjell dilema dashurie

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri