LAJMI I FUNDIT:

Pse njerëzit e zgjuar e kanë të vështirë të bien në dashuri

Pse njerëzit e zgjuar e kanë të vështirë të bien në dashuri

Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë për t’u kuptuar, edhe kur bëhet fjalë për ndjenjat e tua. Por ka edhe spekulime intriguese që me shumë gjasa na ndihmojnë që t’i shohim gjërat e zakonshme nga një tjetër perspektivë.

Pra, pse njerëzit e zgjuar e kanë aq të vështirë të bien në dashuri?

Ata i analizojnë ndjenjat – të tyret dhe të njerëzve të tjerë


Njerëzit e zgjuar janë brilantë në mbledhjen e informacionit dhe nxjerrjen e konkluzioneve – dhe kjo është njëkohësisht avantazh dhe disavantazh, pasi ata janë më të prirur për t’ia ‘mbathur’ nga një lidhje që me sinjalin e parë të një problemi. Keqkuptime? Zënka? Më fal, por ne nuk jemi bërë për njëri-tjetrin. Lamtumirë!

U duhet kohë e mjaftueshme për t’u hapur me personin tjetër

Truri i tyre nuk pushon asnjëherë së punuari për të zbuluar një numër të madh detajesh dhe arsyet pse një gjë mund të shkojë gabim. Si rezultat, njerëzit inteligjentë e kanë të vështirë të hapen me të tjerët; ata e dinë dhe kuptojë se çdo marrëdhënie është potencialisht në rrezik. Kjo është arsyeja pse ata shpesh duken shumë të ftohtë dhe të distancuar, edhe pse jo domosdoshmërish janë të tillë.

mv5bodkymtyzndexnl5bml5banbnxkftztcwntawotmymw

Ata i referohen përvoja të mëparshme

Ky është një tjetër ‘kurth’ për njerëzit e zgjuar. Gjërat që kanë shkatërruar lidhjet e tyre të mëparshme jo domosdoshmërish do të bëjnë të njëjtën gjë me marrëdhënien e tyre të tashme, por kjo është shumë e vështirë për t’u pranuar prej tyre. Ata e kujtojnë shumë mirë se sa e dhimbshme ishte ndarja e fundit dhe në mënyrë të pavetëdijshme projektojnë përvojën e tyre të pafat tek personi me të cilin janë aktualisht.

Të qenët beqar është një zgjedhje e vetëdijshme e tyre

Ky është një fakt! Njerëzit e zgjuar e shohin qartë se është më mirë dhe më e rehatshme të jenë vetëm se sa me një person që nuk është ‘dora e tyre’. Ky është vendimi i tyre i vetëdijshme dhe i mirëmenduar. Shumicën e rasteve këta njerëz janë vetëm, jo për shkak të rrethanave, por sepse duan të jenë kështu dhe ndjehen shumë rehat vetëm me veten e tyre. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Luani

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Luani

Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Kalo në kategori