Site icon Telegrafi

Pse fasulet janë të rëndësishme për ne?  

Dëshironi ushqim të shijshëm dhe të shëndetshëm ? Atëherë zgjedhja ideale për ju janë fasulet e ziera të përbëra nga fasulet e thata të cilat rilidhen dhe paketohen menjëherë për të ruajtur shijen e tyre origjinale, pra përpunimi bëhet pa përdorimin e konservantëve.

Fasulja është një ndër ushqimet më të dobishme, është burimi i proteinave dhe përmbanë më shumë proteina sesa të gjitha bimët e tjera, proteinat që gjenden në fasule kanë shumë anë pozitive edhe për sistemin imunitar.

– Fasulet ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, sepse përmbajnë vitamina të shëndetshme për zemër dhe antistres;

– fitokemikalet që gjenden në fasule mbrojnë qelizat nga kanceri dhe zvogëlojnë rritjen e tumorve;

– ndihmojnë në menaxhimin e diabetit;

– ka një efekt diuretik, pastron trupin ndaj toksinave dhe substancave të padëshiruara;

– është ushqimi adekuat për vegjetarianët që dëshirojnë ta reduktojnë konsumimin e mishit;

– falë përmbajtjes së lartë të fibrës, fasulet e kuqe janë ideale për rënien në peshë;

– është burim i shkëlqyer i acidit folik, vitaminës B6, K, riboflavin dhe B3;

– një racion fasule siguron 20% të fibrave të nevojshme në bazë ditore;

– fibrat e tretshme që gjenden në fasule na ndihmojnë që të ndihemi të ngopur, pasi ato ngadalësojnë tretjen dhe shkallën e urisë.

Tashmë që i dini dobitë e fasules, mendoni mirë para se të dilni nga marketi pa një pako me fasule, mos u ndalni vazhdoni t’i keni produkte favorite fasulet Coop fagioli borlotti.

Këto dhe shumë lloje tjera që ju dhurojnë një drekë të shpejtë, të shijshme dhe me shumë proteina mund t’i gjeni vetëm në Super Viva.

Exit mobile version