LAJMI I FUNDIT:

Pse Dybala nuk do të ishte tradhtar nëse do të kalonte te Interi?

Pse Dybala nuk do të ishte tradhtar nëse do të kalonte te Interi?

Gjasat që Paulo Dybala të bashkohet Interit si transferim i lirë po rriten, ndërsa mediat shkruajnë se nëse ndodh kjo është e padrejtë që ai të quhet tradhtar.

Sulmuesi argjentinas së shpejti do të ndërpresë lidhjet me Juventusin pas shtatë vitesh në Torino, duke i dhënë fund një kapitulli të karrierës së tij.

Dybala u ka dhënë shumë Bianconerëve që nga ardhja e tij nga Palermo në vitin 2015, por ende duket sikur ka shumë për të dhënë duke marrë parasysh potencialin e tij.


Në sipërfaqe, ideja për të parë numrin 10 të Juventusit duke iu bashkuar rivalëve të Interit në një transferim të lirë duket e diskutueshme, por gjërat janë më të thella nga sa duken.

Dybala ishte gati të rinovonte kontratën e tij me Juventusin përpara Krishtlindjeve, por ishte klubi që vonoi gjërat dhe hutoi lojtarin.

Duke marrë parasysh trajtimin e Juventusit ndaj tij, atëherë, nuk është e vështirë të kuptosh pse sulmuesi argjentinas nuk është shumë sentimental aktualisht.

Një faktor tjetër është precedenti; ka një histori të gjatë në Serie A të lojtarëve që kërcejnë nëpër klubet më të mëdha, me shembuj duke përfshirë Roberto Baggio, Christian Vieri, Zlatan Ibrahimovic dhe Patrick Vieira.

Dybala thjesht do të bëhej i fundit në një listë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Sport vendor
Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Premier League
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori