LAJMI I FUNDIT:

PSD në biseda për koalicion me AAK-në, thonë se janë kundër çfarëdo bashkëpunimi me PDK-në

PSD në biseda për koalicion me AAK-në, thonë se janë kundër çfarëdo bashkëpunimi me PDK-në

Tash kur duket se zgjedhjet janë të pashmangshme në vend, partitë kanë nisur diskutimet për koalicionet parazgjedhore.

Visar Ymeri, nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se PSD pragun mund ta kalojë edhe e vetme, por thotë se janë të gatshëm për koalicione me partitë tjera për shkak që idetë e tyre politike të institucionalizohen dhe pastaj të praktikohen.

“Kur flitet për PSD-në, nuk flitet për kalim të pragut, por për atë që programi ynë të bëhet realitet. Unë besoj që pas këtyre zgjedhje do të kemi 10 deri në 12 deputetë”, ka thënë Ymeri në Info Magazine të Klan Kosovës.


“Ne jemi të interesuar për bashkëpunim që fuqia jonë të rritet. Nuk përjashtohet një koalicion parazgjedhor në mënyrë që ky koalicion të jetë fitues i zgjedhjeve dhe ne ta implementojmë programin tonë – nisur nga propozimet tona për reformën pensionale dhe deri idetë për rritjen e pagës minimale”.

“Kemi pasur dhe kemi diskutime. Deri tashmë kemi biseduar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por nuk kemi të definuar dhe të nënshkruar asgjë. Javën e ardhshme besoj se gjërat do të qartësohen më shumë”.

Por, PSD është kundër një koalicioni me PDK-në. Ymeri thotë se së paku për një mandat kjo parti duhet të jetë në opozitë.

“…që të ndryshojë rrënjësisht politikbërja në Kosovë. Aparati shtetëror që është i kapur dhe i kontrolluar të çlirohet nga kapja. Po nuk u bë kjo ç’kapja e shteti, kjo do ta pamundësonte çfarëdo progresi tjetër – dhe kjo nuk do të bëhej duke e pasur PDK-në në qeverisje”.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori