E plotësuar: Ka përfunduar protesta e PSD-së kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Ndërkohë, policia ka nis mbledhjen e dëshmive për protestën që eskaloi. Aty janë përdorur gaz lotësjellës dhe bomba tymuese.


Gjatë kësa proteste u arrestuan gjashtë aktivistë.

377151196 261865866875629 868751452965903591 n

399972430 1370905110176922 2201859502738502558 n

400417557 252019444555721 6196732390524487621 n

400455885 370707388948929 9099066320047898437 n

PSD hedh mjete shpërthyese tymuese para objektit ku po qëndron Trendafilova, arrestohen disa aktivistë

Partia Socialdemokrate mbajti protestë para objektit ku po qëndron kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ndërsa aktivistë të kësaj partie kanë hedhur edhe mjete shpërthyese tymuese.

Numër i madh i forcave policore ndodhet para hotel Siriusit, ku edhe po qëndron Trendafilova.

Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të PSD-së, në mesin e të cilëve edhe Dardan Molliqaj dhe Nol Nushi, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, nga gazi lotsjellës disa gazetarë kanë pasur probleme me frymëmarrje.

E lidhur me arrestimet ka reaguar PSD.

Nga kjo parti thonë se në kundërshtim të Gjykatës Speciale, gjatë protestës së PSD janë arrestuar gjashtë aktivistë: kryetari Dardan Molliqaj, aktivistët Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi.

“Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speciale.

Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezistenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë.

Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë!”, thuhet më tej. /Telegrafi/

1 363

2 103

3 73

4 60

5 50

6 33

7 28