LAJMI I FUNDIT:

PSD aksion te Ministria e Bujqësisë: Bujqit nuk kanë llogari me i mbjellë tokat në Kosovë

PSD aksion te Ministria e Bujqësisë: Bujqit nuk kanë llogari me i mbjellë tokat në Kosovë

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – MBPZhR.

Frashër Krasniqi anëtar i PSD-së, deklaroi se Qeveria e Kosovës duhet që sa më shpejtë të ndërhyjë duke ndihmuar bujqit me subvencione.

“E kemi sjell plugun sot këtu për me i tregu Qeverisë së Kosovës më saktësisht Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që për bujqit e këtij vendi, sot nuk ka llogari me mbjellë toka në Kosovë. E dimë që në kohë krizash edhe kur janë ato ndërkombëtare, qeveritë vendore janë këtu me i shpërnda ato kriza apo me e zhvendos barrën e asaj krize në mënyrë të barabartë apo me e lehtësu atë krizë”, ka thënë ai.


Anëtarët e PSD-së kanë publikuar disa të dhëna lidhur me koston e mbjelljes për një hektar grurë.

Sipas PSD-së, kostoja e mbjelljes për fara, pleh artificial vjeshtë, pleh artificial pranverë, dhe për naftë janë rritur në vitin 2022 krahasuar me vitin e kaluar.

Gjatë aksionit, anëtarët e PSD-së kanë vendosur edhe një plug para Ministrisë së Bujqësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori