Provoni iftar më ndryshe në POMO

Gjatë muajit të Ramazanit, pothuajse çdo herë, pjesa më e mirë e ditës është iftari. Por para se të filloni të hani, iftari mund të kërkojë shumë punë dhe kohë për t’u përgatitur, e nëse jeni duke punuar apo të zënë, kjo mund të jetë lodhëse dhe sfiduese. Gjëja më e mirë për këto ditë është një iftar jashtë në një restaurant me ambient tërheqës, si ai që e gjeni në rrjetin e restauranteve Pomo.Kur vendosim të dalim gjëja që na shqetëson më shumë për iftar është shërbimi. Ne dëshirojmë që në kohën e duhur të fillojmë me ushqim e shumë restaurante këtë e bëjnë të pamundur, pasi që kërkojnë kohë të gjatë për të kryer shërbimin. Kjo NUK ndodh në Pomo. Pomo arrin të kuptojë se sa e rëndësishme është për klientët e tyre që të marrin ushqimin në kohën e duhur për iftar.

Ky iftar përfshin një shishe ujë Jana, hurme ose llokuma, supë shtëpie, sallatë, pjatë kryesore dhe desert. Për pjatë kryesore ju mund të zgjedhni ushqimin që ju pëlqen nga ushqimet e shumta të përgatitura nga Pomo. E njëjta vlen dhe për desert, ju mund të zgjedhni nga shumë prej ëmbëlsirave të përgatitura për të përfunduar një iftar të shijshëm e që ju ngop padyshim.Pomo ka një ambient të këndshëm dhe të bukur, ambient ky i përkryer për t’u mbledhur me familje, miq apo kolegë pune për të ngrënë një iftar të shijshëm, të shëndetshëm dhe që do t’a mbani mend gjatë, e që vjen me çmim shumë të volitshëm.(artikull i sponsorizuar)

















































