LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë sërish banorët, kundërshtojnë ndërtimin e bazës së asfaltit në Vizbeg

Protestojnë sërish banorët, kundërshtojnë ndërtimin e bazës së asfaltit në Vizbeg

Protesta е banorëve e nisur më herët në zonën e Vizbegut kundër ndërtimit të bazës së asfaltit po vazhdon ende. Gjatë ditës së sotshme banorët kanë bllokuar rrugën bashkë me mjetet e ndërtimit të cilët kishin ardhur për të vazhduar ndërtimin e bazës së asfaltit, duke mos i lënë të dalin nga zona për të cilën kishin ardhur. Banorët e zonës së Vizbegut theksuan se vendimi i ndërtimit është një cenim i shëndetit të tyre.

Banori i zonës së Vizbegut, Emin Gaxha, ka shprehur reagimet e tij edhe ndaj drejtorit të Institucionit për Еkologji, Hisen Xhemaili, duke thënë se cila ka qenë ideja e tij derisa ka dhënë vendimin e këtij ndërtimi duke e ditur që ka banorë dhe fabrika të cilët janë afër kësaj zone.

“Këtë rrugë këtu e ka zaptu që është e shtetit ku kanali, mos dhasht Zoti me ra ndonjë shi bohet sikur si u bo në Hasanbeg e njëjta na ndodh edhe neve. Por kur e ka dhanë lejen a e ka parë ku po e jep lejën, ai po më duket as nuk ka ardh këtu. Këtu janë familje, 1000 familje këtu jetojnë, marrin rrogë punojnë edhe rrisin fëmijë e familje”, tha Emin Gaxha.


Edhe një banor tjetër, Hasan Bajrami, theksoi se nuk kanë lejuar dhe do të lejojnë ndërtimin e bazës së asfaltit për shkak të dëmtimin të shëndetit të banorëve.

Protesta e cila ka filluar ditë më parë do të vazhdojnë edhe ditëve të tjera derisa autoritetet shtetërore të ndërpresin ndërtimin e bazës së asfaltit. Banorët thanë që ka kaluar afër 1 muaj që janë duke protestuar mirëpo nuk është marrë asnjë masë për ndalimin e ndërtimit, e për këtë ata thanë se po përgatitën të protestojnë edhe tek vendi ku është dhënë nënshkrimi i këtij ndërtimi./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Deimel: Pasardhësja e Borell do të përballet me vështirësi, shkëmbimi territorial mes Kosovës dhe Serbisë mund të kthehet në agjendë

Deimel: Pasardhësja e Borell do të përballet me vështirësi, shkëmbimi territorial mes Kosovës dhe Serbisë mund të kthehet në agjendë

Politikë
Pas arrestimit të një qytetari në Serbi, Haxholli: Të vetmit që kanë bërë krime në Koshare janë forcat serbe

Pas arrestimit të një qytetari në Serbi, Haxholli: Të vetmit që kanë bërë krime në Koshare janë forcat serbe

Lajme
Daçiq: Kemi arrestuar një person të dyshuar për

Daçiq: Kemi arrestuar një person të dyshuar për "krime lufte" ndaj ushtarëve serbë në Koshare

Lajme
Çfarë fshihet pas pamfleteve me imazhin e Vuçiqit në veri?

Çfarë fshihet pas pamfleteve me imazhin e Vuçiqit në veri?

Lajme
Ndalohet drejtimi i trotinetit elektrik në rrugë publike për personat nën moshën 16-vjeçare

Ndalohet drejtimi i trotinetit elektrik në rrugë publike për personat nën moshën 16-vjeçare

Lajme
Festë në ambasadën amerikane, Osmani dhe Hovenier vallëzojnë për ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

Festë në ambasadën amerikane, Osmani dhe Hovenier vallëzojnë për ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

Lajme
Kalo në kategori