LAJMI I FUNDIT:

Mbështetësit e Dodikut protestojnë me foton e Putinit

Mbështetësit e Dodikut protestojnë me foton e Putinit

Një protestë në mbështetje të presidentit të entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës, Republika Srpska, Milorad Dodik u zhvillua sot në lindje të Sarajevës.

Në protestat në Lukavicë ishin mbledhur disa qindra persona, ndër ta janë edhe politikanë serbë, raportonb klix.ba.

Turma mbante edhe një flamur me fotografinë e Vladimir Putinit, presidentit të Rusisë, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për krime lufte në lidhje me dëbimin e paligjshëm të fëmijëve pas pushtimit rus të Ukrainës.


Protestat janë organizuar edhe në katër komuna të tjera në Republika Srpska pas ngritjes së një aktakuze nga Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës kundër Dodikut.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës refuzoi kërkesën e “Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Serbëve në Federatën e BH” për të organizuar një protestë para Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës.

Organizatorët paraprakisht kishin paralajmëruar se do të ketë ndërprerje të trafikut, për të cilën autoritetet federale u përgjigjën se kjo në asnjë rrethanë nuk duhet të ndodhë sepse kjo do të nënkuptonte shkelje të Kushtetutës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori