Protestë në Kumanovë, transportuesit kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre
Kolona prej dhjetëra autobusëve pasi bënë gjiro nëpër Kumanovë, ndaluan para godinës së komunë, në shenjë proteste për shkurtimin e linjave të rregullta urbane.
Transportuesit thonë se do të protestojnë deri në shqyrtimin e ankesave.
“Kemi parashtruar ankesa të reja, për fat të keq interesi i qytetarëve mbeti në plan të dytë për shkak të vendimeve të tilla të komunës sepse tenderat mund të kryheshin thjeshtë me procedurë të shkurtuar nëse pranoheshin ofertat e transportuesve, të cilët i përmbushnin plotësisht kushtet ligjore”, tha Viktor Bozhinovski, Përfaqësues ligjor i transportuesve.
“Ky autobus duhej të ishte përplot me nxënës për ti transferuar ata nëpër shkolla, por një problem me mos vazhdimin e liçencave ka shkaktuar revoltë tek transportuesit që protestojnë duke bllokuar rrugën.”
“Profesorët i qortojnë nxënësit përse nuk shkojnë në shkollë, a ne si prindër nuk jemi të obliguar t’ju organizojmë transportin e tyre, nëse komuna e ka për detyrë le ta organizojnë”, u shpreh një qytetar.
“Sipas meje të gjitha punëtorët e transportit në Kumanovë duhet të parashtrojnë padi kundër kryetarit të komunës së Kumanovës, turp del me ide dhe fantazi a nuk janë të aftë të organizojnë transportin urban”, tha një tjetër qytetar.
Nga Komuna e Kumanovës thonë se në shpalljen e parë publike për 2022, nga 26 linjat urbane u dhanë 21 oferta. 5 linja mbetën pa ofertues edhe në konkursin e dytë.
“Në të 15 linjat sipas marrëveshjes, kompanitë që kryejnë transport publik janë të obliguara që t’i transportojnë nxënësit që i kanë pranuar me emër nga shkollat. Në linjat e tjera për të cilat nuk janë përzgjedhur ende, shkollat janë të obliguara ligjërisht që të nisin procedurat për transportin e nxënësve dhe drejtpërdrejt të lidhin marrëveshje si person juridik me ata ofrues të shërbimeve”, njoftojnë nga Komuna e Kumanovës.
Kriteri bazë në shpalljen publike ishte që kompanitë që kryejnë transportin publik të kenë minimumi automjet ekologjike që plotësojnë standardet EURO 4./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova