LAJMI I FUNDIT:

Protestat në Shkup: Partitë shqiptare me akuza të ndërsjellta

Protestat në Shkup: Partitë shqiptare me akuza të ndërsjellta

“Inskenime të partive opozitare”, kështu i quajti incidentet e mbrëmshme Zëvendës Kryeministri i parë Artan Grubi.

Sipas tij, qëllimi i incidentit të djeshëm ishte krijimi i konflikteve të reja ndëretnike, por pre e këtij skenari pro-rus siç thotë ai, nuk ranë shqiptarët.

“Deklarata të tilla vijnë nga partitë opozitare dhe janë pasojë e drejtpërdrejtë e koalicionit “E Majta” të 5 tetorit të vitit të kaluar, në tavolinën në të cilën ishin ulur të gjithë këta që janë pjesëmarrës në protestat e këtyre ditëve. Ju e patë edhe dje ishit dëshmitarë të një incidenti të inskenuar nga aktivistë të OBRM-PDUKM-së, Të Majtës dhe Aleancës, për të prodhuar incidente ndëretnike”, deklaroi Zëvendës Kryeministri i parë Artan Grubi


Partia opozitare në vend, Aleanca për Shqiptarët ka dënuar incidentin në Sheshin Skënderbe. Sipas kësaj partie, protesta është e drejtë demokratike, por jo edhe dhuna, vandalizmi dhe gjuha e urrejtjes.

“Huliganët nga protestat e fundit dje dhe sot kanë sulmuar pronat e shqiptarëve dhe qytetarët në Çarshinë e Vjetër dhe Sheshin Skenderbeu. Dënojmë fuqishëm sjelljen e LDSM-së dhe BDI-së të cilat sot në vend që të punojnë në mbrojtjen e qytetarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve të rrezikuar në veçanti, zgjodhën të tensionojnë situatën me akuza për skenare ndaj opozitës shqiptare”, deklaroi Naim Bajrami nga ASH, raporton Klan M.

Kanë reaguar edhe nga Lëvizja Besa, të cilët dënojnë vandalizmin ndaj pronave private në Çarshinë e Shkupit dhe bëjnë thirrje që të gjitha palët të ruajnë qetësinë dhe sigurinë publike dhe të protestohet në mënyrë paqësore.

“Në vazhdimësi shqiptarët kanë qenë viktimë e inskenimeve të ndryshme të të gjithë pushteteve deri më tani, andaj apelojmë deri te pushteti që të reagojë në mënyrë profesionale dhe të shpejtë për të ruajtur qetësinë dhe pronën e qytetarëve, që të mos lihet dyshim se mund të bëhet fjalë përsëri për ndonjë inskenim”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa

Ka reaguar edhe Këshilli i Ambasadorëve.

Sipas tyre, fitohet përshtypja se parti të caktuara politike i keqpërdorin emocionet e qytetarëve për qëllime të tyre vetanake madje edhe me çmimin e prishjes së bashkëjeteës multietnike.

Këshilli i Ambasadorëve, sic thuhet në komunikatë, nuk do ti stigmatizojë politikanët ose intelektualët, e aq më pak qytetarët të cilët protestojnë ose i përkrahin këto manifestime por është kundër veprimeve agresive dhe joracionale fizike të cilat synojnë ta destabilizojnë vendin ose nëpërmjet të dhunës ta pengojnë integrimin e vendit në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori