LAJMI I FUNDIT:

Protesta të dhunshme në Guangzhou të Kinës, përfshirë përmbysje të veturave policore – pas vendosjes së masave kufizuese për shkak të COVID-19

Protesta të dhunshme në Guangzhou të Kinës, përfshirë përmbysje të veturave policore – pas vendosjes së masave kufizuese për shkak të COVID-19

Turmat e njerëzve në metropolin industrial të Kinës jugore Guangzhou kanë tentuar të shmangin një bllokim të detyrueshëm dhe janë përleshur me policinë, pas rritjes së zemërimit ndaj kufizimeve të rrepta për shkak të rasteve të reja me coronavirus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet dramatike tregojnë disa njerëz duke përmbysur një automjet policie dhe duke shembur barrierat e kontrollit për COVID-19.

Si rezultat, ekipet e trazirave tani janë vendosur në zonë.


Kjo ngjarje pason shpërthimin më të keq të shkaktuar nga COVID-19 të Guangzhou që nga fillimi i pandemisë.

Mes shifrave të këqija ekonomike, politika zero e Kinës për Covid-19 është nën një presion të madh.

Tensionet ishin krijuar në distriktin Haizhu të qytetit, i cili është nën urdhrat e qëndrimit në shtëpi.

Zona është shtëpia e shumë punëtorëve më të varfër.

Ata janë ankuar se nuk paguhen nëse nuk janë në gjendje të paraqiten për punë, si dhe për mungesë ushqimesh dhe rritje të çmimeve gjatë kohës që jetojnë nën masat e kontrollit të shkaktuar nga COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori