LAJMI I FUNDIT:

Protesta pro dhe anti-Trump në Uashington

Protesta pro dhe anti-Trump në Uashington

Disa protesta janë mbajtur sot në kryeqytetin e SHBA-së, Uashington D.C, ku qindra protestues ishin mbledhur në rrugë, disa për të përkrahur, e disa të tjerë për të kundërshtuar presidentitn, Donald Trump.

Protestuesit anti-Trump, kërkonin nga Shtetet e Bashkuara sanksione më të fuqishme ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, rreth dyshimeve se Rusia, kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.

Kritikët kanë akuzuar Trump-in, se ai nuk ka ndërmarrë aksione të mjaftueshme ndaj Moskës për veprimet e tyre.


Përkrahësit e presidentit amerikan, Donald Trump u mblodhën në Qendrën Kombëtare, duke shpresuar se një numër më i madh i protestuesve do të paraqiten.

Ndërkaq në protestë janë paraqitur edhe grupe tjera, të cilat mbronin kauza të ndryshme.