Site icon Telegrafi

Protesta masive në Beograd – gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE

Gjatë ditës së shtunë është zhvilluar një protestë e madhe studentore në Beograd.

Sipas mediave të huaja, mbledhja e qytetarëve filloi disa orë më parë në lokacione të ndryshme në Beograd.

Po sipas tyre, i gjithë qyteti ishte i bllokuar.

Rreth orës 11:30 ka ndodhur një incident kur një makinë ka përplasur protestuesit që po shkonin drejt qendrës së qytetit.

Tre persona kanë mbetur të lënduar dhe drejtuesi i mjetit është arrestuar.

Mijëra beogradas, nga dje deri pas mesnate, pritën studentët që po mbërrinin në kryeqytet nga e gjithë vendi, duke ecur, duke vrapuar në një maratonë stafetë apo çiklizëm, me ovacione, fishekzjarre dhe përqafime.

Në kulmin e tubimit, në të gjitha lokacionet e qytetit, numri i përgjithshëm i njerëzve të mbledhur nga të gjitha anët e Serbisë dhe të atyre nga Beogradi që i mirëpritën, llogaritet të jetë me mijëra.

Ndërkohë ishte raportuar për jë përleshje pranë sheshit “Nikola Pashiq” ku një grup burrash rrahën një të ri.

Për të mësuar më shumë, Telegrafi, do t’ju mbajë të informuar, minutë pas minute.

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 22:03:32" ["time"]=> string(11) "Para 31 min" ["update"]=> bool(true) } Para 31 min

Protestat masive në Beograd kanë përfunduar, së paku “zyrtarisht”

Protestat e mëdha qytetare nisën zyrtarisht në kryeqytetin serb në orën 16:00 dhe dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën para Kuvendit të Serbisë.

Protestat dhe grumbullimi i qytetarëve në Beograd, të cilat filluan në orët e hershme të mëngjesit, zyrtarisht kanë përfunduar dhe qytetarë të shumtë dalëngadalë po shpërndahen nga sheshi Slavija dhe Kuvendi i Serbisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Studentë nga e gjithë Serbia u mblodhën deri në orën 13:00 në katër lokacione në Beograd.

Nga këto lokacione, në orën 13 janë nisur drejt Kuvendit të Serbisë, ku janë mbajtur protestat më të mëdha.

Protestat nisën zyrtarisht në orën 16:00 dhe qendra e Beogradit u bllokua plotësisht.

Rreth orës 20:00 qytetarët mbajtën 15 minuta heshtje, e cila u ndërpre për rrethana ende të paqarta.

Më pas studentët hoqën jelekët dhe njoftuan se protestat do të përfundonin që nga ai moment.

Incidentet janë regjistruar në sheshin Nikola Pashiq, para Kuvendit të Serbisë, ndërsa mediat raportojnë se një grup i caktuar nga Parku i Pionerit ka gjuajtur me shishe dhe gurë ndaj studentëve.

Megjithatë, përkundër këtij incidenti, situata nuk ka përshkallëzuar.

Studentët janë tërhequr në universitetet e tyre, xhandarmëria ka ulur mburojat dhe qytetarët pritet të largohen nga rrugët. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 21:56:20" ["time"]=> string(11) "Para 38 min" ["update"]=> bool(true) } Para 38 min

Studentët në bllokadë: Protesta jonë po përfundon

“Protesta e studentëve po përfundon. Rojet tona i kanë hequr jelekët. U bëjmë thirrje qytetarëve që të tërhiqen”, shkruan organizatorët në rrjetet sociale.

Grupi i quajtur “Studentët 2.0”, që i kundërshton ata, raportohet të ketë gjuajtur me gurë dhe shishe në drejtim të tyre.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 21:46:51" ["time"]=> string(11) "Para 48 min" ["update"]=> bool(true) } Para 48 min

MPB-ja kërkon që të ndalen të gjitha sulmet dhe provokimet ndaj policisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha se ka bërë thirrjen e fundit për ndalimin e menjëhershëm të të gjitha sulmeve dhe provokimeve ndaj punonjësve të policisë, në të kundërtën tha se policia do të ndërhyjë dhe do t’i mbrojë efektivët e saj konform ligjit.

Në deklaratë thuhet se disa incidente dhe përleshje kanë ndodhur në disa lokacione në qendër të Beogradit “midis disa pjesëmarrësve në protestë, të cilët sulmuan vazhdimisht policët, duke u përpjekur t’i pengojnë ata në kryerjen e detyrës”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 21:26:51" ["time"]=> string(18) "Para 1 ore e 8 min" ["update"]=> bool(true) } Para 1 ore e 8 min

Një i ri është goditur me shishe në kokë

Një i ri është goditur me shishe në kokë. Ai kishte gjak në duar dhe lëndime në kokë, për këtë arsye ka ndërhyrë ambulanca.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 21:14:02" ["time"]=> string(19) "Para 1 ore e 21 min" ["update"]=> bool(true) } Para 1 ore e 21 min

Një përleshje shpërtheu pranë sheshit “Nikola Pashiq” ku një grup burrash rrahën një të ri

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 20:53:53" ["time"]=> string(19) "Para 1 ore e 41 min" ["update"]=> bool(true) } Para 1 ore e 41 min

Policia në Beograd është urdhëruar të lëvizë drejt qendrës së qytetit

Policia në Beograd është urdhëruar të lëvizë drejt qendrës së qytetit, edhe pse ende ka mijëra njerëz në rrugë.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur incidente apo konflikte mes policisë dhe protestuesve.

Vetë pjesëmarrësit në protestë brohorasin “Arresto Vuçiqin” ndërsa policia kalon pranë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 20:38:02" ["time"]=> string(19) "Para 1 ore e 57 min" ["update"]=> bool(true) } Para 1 ore e 57 min

Në disa lokacione në Beograd qytetarët janë ende në rrugë

Studentët janë tërhequr në fakultetet e tyre dhe në disa lokacione në Beograd qytetarët janë ende në rrugë.

Përveç sulmit ndaj studentëve në Parkun Pioneer, nuk pati incidente të tjera të mëdha apo përplasje mes demonstruesve dhe policisë.

Protesta duhej të zgjaste deri në orën 21:00, por përfundoi pas sulmit ndaj studentëve.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të flasë në orën 22:00.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 20:26:41" ["time"]=> string(18) "Para 2 ore e 8 min" ["update"]=> bool(true) } Para 2 ore e 8 min

Nuk munguan edhe mesazhet kundër Milorad Dodik

Mes mesazheve kundër regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, nuk munguan edhe mesazhet kundër Milorad Dodik, presidentit të entitetit Republika Srpska të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Në një nga pankartat shkruhej “Dodik nuk është Republika Srpska, Vuçiq nuk është Serbia”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 20:18:37" ["time"]=> string(19) "Para 2 ore e 16 min" ["update"]=> bool(true) } Para 2 ore e 16 min

Situata në rrugët e Beogradit pak çaste më parë

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 20:12:12" ["time"]=> string(19) "Para 2 ore e 22 min" ["update"]=> bool(true) } Para 2 ore e 22 min

Kështu dukej sheshi Slavija gjatë heshtjes 15-minutëshe për 15 viktimat e shembjes së kulmit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 20:08:56" ["time"]=> string(19) "Para 2 ore e 26 min" ["update"]=> bool(true) } Para 2 ore e 26 min

Vlerësimet fillestare – 500,000 njerëz në protestë

“Si dikush që mora pjesë më 5 tetor, më duhet të them se këtu ka më shumë njerëz dhe sipas bindjes sime, më shumë se 500.000 njerëz janë në protestë…”, ka thënë Bozho Preleviq, avokat dhe ish-ministër i Brendshëm të Republikës së Serbisë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 20:01:26" ["time"]=> string(19) "Para 2 ore e 33 min" ["update"]=> bool(true) } Para 2 ore e 33 min

Sheshi Sllavija nëpërmjet fotografive

Qindra mijëra njerëz raportohet të jenë mbledhur në Sheshin Sllavija në qendër të Beogradit, mbrëmjen e së shtunës.

Kërkesë kryesore e protestuesve është përgjegjësia politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit humbën jetën 15 persona, nëntorin e kaluar.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 19:10:03" ["time"]=> string(19) "Para 3 ore e 25 min" ["update"]=> bool(true) } Para 3 ore e 25 min

Qytetarët e mbledhur para Kuvendit të Serbisë po lëvizin drejt sheshit ku po zhvillohet pjesa kryesore e protestës

Qytetarët e mbledhur para Kuvendit të Serbisë tashmë po lëvizin drejt sheshit Slavija, ku po zhvillohet pjesa kryesore e protestës së sotme.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 19:07:53" ["time"]=> string(19) "Para 3 ore e 27 min" ["update"]=> bool(true) } Para 3 ore e 27 min

Vuçiq “lajmërohet” përmes Instagramit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një postim në Instagram ndërsa në Beograd po zhvillohet një protestë e madhe kundër tij.

“Rroftë Serbia!”, ka shkruar ai, teksa shihet në një fotografi, i mbështjellë me flamurin serb.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 18:57:17" ["time"]=> string(19) "Para 3 ore e 37 min" ["update"]=> bool(true) } Para 3 ore e 37 min

Pamje nga rrugët e Beogradit

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 18:51:00" ["time"]=> string(19) "Para 3 ore e 44 min" ["update"]=> bool(true) } Para 3 ore e 44 min

Kjo pamje tregon se sa masive është protesta në Beograd

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 18:41:20" ["time"]=> string(19) "Para 3 ore e 53 min" ["update"]=> bool(true) } Para 3 ore e 53 min

Deklarohet policia në Serbi

Sipas vlerësimeve të policisë në Serbi, në tubimet e sotme të pikut në të gjitha lokacionet në Beograd, numri i pjesëmarrësve në tubim ka qenë rreth 107.000.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 18:20:49" ["time"]=> string(19) "Para 4 ore e 14 min" ["update"]=> bool(true) } Para 4 ore e 14 min

Më shumë foto nga protestat në Beograd, të cilat aktualisht janë në kulmin e tyre

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 18:16:41" ["time"]=> string(19) "Para 4 ore e 18 min" ["update"]=> bool(true) } Para 4 ore e 18 min

Një incident në Beograd teksa studentët po mbanin fjalimet

Në sheshin Sllavija të Beogradit, studentët kanë nisur t’i mbajnë fjalimet.

“Shikojeni sa shumë jemi këtu. Le të zgjojë zëri ynë Serbinë”, ka thënë një student para turmës.

Një numër i madh njerëzish janë ende para ndërtesës së Parlamentit të Serbisë dhe në rrugët në afërsi.

Gjatë fjalës së njërës prej studenteve ka ndodhur një incident i vogël, ku një person ka tentuar t’i hiqte mikrofonin.

Mirëpo organizatorët e zgjidhën situatën shumë shpejt dhe gruaja që tentoi t’i hiqte mikrofonin studentit u hoq.

array(3) { ["date"]=> string(19) "03-15-2025 17:28:10" ["time"]=> string(18) "Para 5 ore e 6 min" ["update"]=> bool(true) } Para 5 ore e 6 min

“Aty nuk mund të bjerë as gjilpëra” – a është kjo protesta më e madhe në historinë e Serbisë?

Të shtunën, më 15 mars, në Beograd po zhvillohen protesta masive, ku pritet të marrin pjesë qindra mijëra njerëz.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa organizatorë kanë paralajmëruar se numri do të kalojë një milion.

Për të lexuar lajmin, klikoni KËTU.

Exit mobile version