Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban sot mbledhje e radhës, ndërsa në rend dite është edhe raportimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

Mbledhja e Komisionit për Ekonomi do të mbahet në orën 11:00.


Rendi i ditës:Miratimi i rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 18.01.2022; Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-074 për turizmin; Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-075 për markat tregtare; Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare; Raportim i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike; Të ndryshme. /Telegrafi/