LAJMI I FUNDIT:

Propozimi i Borrell që shtetet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë bllok në BE, komentohet nga njohësit e integrimeve

Propozimi i Borrell që shtetet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë bllok në BE, komentohet nga njohësit e integrimeve

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, e ka përmendur disa herë si mundësi që shtetet e Ballkanit Perëndimorë, të anëtarësohen si bllok në Bashkimin Evropian. Me këtë ide po pajtohen edhe njohësit e integrimeve evropiane, por e shohin si të vështirë procesin.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka propozuar që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë bllok në BE.

Profesori Universitar, Afrim Hoti, thotë është nje ide e mirë qe shtetet e Ballkanit Perëndimor te anëtarësohen bllok, por qe është e vështire e realiueshme duke pasur parasysh kriteret e Bashkimit Evropian.


“Mendoj që pos që është ide e mirë, është vështirë e realizueshme në praktikë për faktin që kriteret e Kopenhagenit për anëtarësim në BE janë të përcaktuara tekstualisht dhe kanë në sfond vetëm shtete individuale. Shtetet tashmë janë në stade të ndryshme të rrugës së tyre për integrim, mendoj se ideja e Borrellit është vështirë e realizueshme në praktikë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Afrim Hoti.

Por, njohësi i politikave evropiane, Emrush Ujkani, thotë se kjo ide duhet të analizohet mirë nga shtetet e Ballkanit Perëndimorë.

“Ballkani Perëndimor duhet ta synojë anëtarësimin e përbashkët. Ky nuk është shembulli i parë. Edhe në vitin 2004 kur në BE u anëtarësuan dhjetë vende, jo të gjitha kanë qenë në nivelin e njëjtë. Prandaj niveli i njëjtë jo domosdoshmërisht duhet të jetë kriter për anëtarësimin në grup të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Emrush Ujkani.

Ndër te tjera, Borell ka thene se duhet te zgjidhet sa me shpejtë problemi mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo cështje paraqet problem për Bashkimin Evropian. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori