Pronarët e pronave pyjore në Rugovë këtë vit nuk kanë mundur të shfrytëzojnë drunjtë e tyre. Ata në mungesë të shërbimit nga Agjencia Pyjore në Pejë janë detyruar t’i blejnë drurët.
Në Agjencinë Pyjore në Pejë thonë se shërbimi i drurëve nuk është ndaluar dhe se nga java e ardhshme qytetarët do të mund të furnizohen me drurë.
Flamur Rexhbogaj, përfaqësues i banorëve të kësaj pjese, thotë se ndërprerja e shërbimit për drurët ka filluar qe nga dhjetori i vitit të kaluar. Ai tregon se policia nuk po i lejon qytetarët të dalin të presin drurë në pronat e tyre private.
“Ndërprerja ka filluar qe nga viti i kaluar. Është ndërprerë në fund të dhjetorit dhe nuk ka filluar. Kemi pritur të nisë këtë vit, por prapë nuk është lejuar të barten. Iu kam drejtuar Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe ata më kanë thënë që nuk është kompetencë e tyre, ndërsa Zyra e parkut kanë thënë që nuk është në dorën tonë. Banorët më kërkojnë vazhdimisht. Çdo ditë më thërrasin, por akoma nuk ka asnjë përgjigje as nga agjencioni pyjor në Pejë.
Banorët kanë mbetur në mëshirën e Zotit. Shfrytëzimi i pronave private të tyre nuk lejohet, sepse të gjitha pyjet janë prona private të tyre, nuk përjashtohet që është edhe ndonjë pronë shtetërore, por drurët që i kanë prerë, i kanë bërë gati në pronën e tyre private, por që nuk lejohet bartja e tyre dhe policia ka dalë në rrugë. Pronat private, ndalohet shfrytëzimi i tyre sado që me fletë poseduese e ka secili pronën dhe ky ndalim i resurseve pyjore në Rugovë është që nga viti 2013, mirëpo herë pas herë lejonin të paktën drurët t’i bartin për stinën e dimrit, por këtë vit është bllokuar”, tha Rexhbogaj për kp.
Rexhbogaj tha se çështja ka shkuar deri te Zyra e Kryeministrit, por askush nuk po merr përgjegjësi për këtë situatë. Ai tha se qytetarët e Pejës janë dëmtuar ekonomikisht sepse janë detyruar të blejë drurët.
“Arsye nuk ka, por unë kam kërkuar arsyetim nga agjencia pyjore e parkut, por ata thonë që iu janë drejtuar Zyrës së Kryeministrit. Ata i hedhin fajin njëri- tjetrit dhe anasjelltas, kështu që asnjë nuk ndërmerr masa për lëshimin dhe bartjen e drurëve. Arsyeja ka mbetur jetime. I ka dëmtuar qytetarët, ata po detyrohen të blejnë drurë”, tha Rexhbogaj.
Pronari i një pjese të pyjeve në Rugovë, Agron Nikqi ankohet se nuk mund të përdorë drurët në pronën e tij private. Ai thotë se Rugova është pasuri ekzistenciale për banorët dhe askush nuk mundet t’i ndalojë.
“Ne si trevë e Rugovës kemi një sipërfaqe pak më shumë sa gjysma e Pejës dhe në këtë sipërfaqe 32% është pronë private e trashëguar brez pas brezi. Ne këtë pronë private e kemi shfrytëzuar për nevoja familjare për ekzistencë, shkollim dhe ngritje standardi. Meqenëse tash pushteti na ka bërë një hile të pafalshme sepse për ne pyjet janë një pasuri ekzistenciale, pa shfrytëzimin e pyjeve ekonomikisht nuk mund të qëndrojmë si familje tani në Rugovë. Për momentin, këtë vit është bërë një shkelje shumë e madhe, sepse mbi 450 familjarëve, të cilët kanë aplikuar për shfrytëzimin e pyjeve, nuk ua kanë kthyer përgjigje pse mungojnë shërbimet e drurëve.
Jemi në muajin e nëntorit dhe banorët e Rugovës nuk kanë mundësi t’i dërgojnë drurët e përgatitur te shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë shërbim. 05:04 Dëmet janë marramendëse, të shumëfishta. Së pari, dëmtohet mali. Është humbje ekonomike. Secila familje duhet prej 500 euro deri 1000 euro të blejë drurë”, tha Nikqi.
Drejtori i Agjencisë Pyjore në Pejë, Fatmir Morina thotë se ligji për pyjet e Rugovës ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Ai thotë se nga java e ardhshme do të zhvillohet transporti dhe se do të furnizohen qytetarët me drurët e pronave të tyre private.
Morina: Nga java e ardhshme rugovasit do të furnizohen me drurët e pronave të tyre
“Ligji i pyjeve që ka kaluar në Parlamentin e Kosovës, merr kompetenca të reja në territorin e Parkut Kombëtar dhe si rezultat i kësaj çështje, pra është vonuar si proces. Jemi në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe besoj se javën tjetër do të zhvillohet transporti dhe furnizimi i qytetarëve me drurë zjarri. Ata kanë pritur më herët që t’iu lejohet. Nuk ka asgjë përfundimtare se nuk do t’iu lejohet, vetëm është shtyrë afati… Besojmë se javën tjetër do t’iu lëshohet. Tash pritet t’iu lëshohen drurët”, tha Morina.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Murtezaj: Mbrojtja e vlerave të demokracisë, duhet të jetë më me rëndësi për LDK-në se rritja e votave

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Gjenerali gjerman përjashtohet nga NATO

Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Vajza e Donald Trump Jr. është një sensacion i vërtetë: Modeste, e bukur, merret me një sport të pazakontë

Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia