Site icon Telegrafi

Pronarët e Man Cityt mund të detyrohen ta shesin Gironan

Manchester City mund të detyrohet të shesë aksionet që ka në skuadrën e La Ligës, Girona, e cila ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar këtë sezon.

Të dyja skuadrat janë në pronësi të City Football Group, gjë që mund të shkaktojë probleme sezonin e ardhshëm.

Girona po fluturon lart në La Liga dhe ka të ngjarë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sipas The Athletic, City do të duhet të shesë aksionet e tyre në Girona nëse të dyja skuadrat do të luajnë në të njëjtën garë evropiane.

Lexo po ashtu Man City mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve e vitit të ardhshëm pasi shfaqet një skenar makthi

City Football Group zotëron rreth 47 për qind të klubit spanjoll dhe i ka përdorur ato si një ekip ushqyes për të forcuar talentët e ekipeve tjera.

Marrëdhënia e Cityt me 12 klubet e tjera nën ombrellën e tyre të CFG është vënë në fokus kohët e fundit.

Qytetarët po i afrohen nënshkrimit të të riut Savio nga Girona për një tarifë modeste dhe kjo po çmend ekipet tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version