Promovohet ''City Tree'' në Tetovë dhe Shkup
Qendra për hulumtim dhe informim të mjedisit jetësor ''Eko Svest'', në bashkëpunim me ambasadën gjermane, Bashkinë e Shkupit dhe kompani të vendit dhe të huaja, ka siguruar donacione për për instalimin e City Tree - plaketa e gjelbërt inovative e patentuar që e pastron ajrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto plaketa do të vendosen në Shkup dhe Tetovë. Në lidhje me këtë projekt, në konferencën e sotme për shtyp do të jepen më tepër detaje nga ambasadorja gjermane, Christien Althauser dhe Ana Çolloviq-Leshoska nga ''Eko Svest'', si edhe përfaqësues të Bashkisë së Shkupit.
Qëllimi kryesor i projektit është ngritja e vetëdijes te qytetarët, ekspertët, përgjegjësit e institucioneve dhe afarizmit për nevojën e veprimit në fushën e cilësisë së ajrit, për përfitimet e City Tree projektit./Telegrafi/






























