LAJMI I FUNDIT:

Prokuroritë dhe gjykatat po zvarrisin rastet e shënjestruara për liberalizimin e vizave

Prokuroritë dhe gjykatat po zvarrisin rastet e shënjestruara për liberalizimin e vizave

Në marsin e vitit 2017 në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahej njëra prej seancave gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave.

Në këtë rast, të njohur si Stenta 1, akuzohen ish ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani bashkë me Gani Shabanin.

Sipas akuzës së Prokurorisë, Agani e Shabani akuzoheshin se keqpërdorën detyrën zyrtare, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej mbi 4,5 milionë euro.


Mirëpo, përkundër që kanë kaluar gati pesë vjet që kur ky rast po trajtohet në seanca gjyqësore, ende nuk ka një vendim të formës së prerë për të. Madje këtë rast e ka kthyer në rigjykim Gjykata e Apelit.

Sikur ky rast i shënjestruar për liberalizimin e vizave në gjykatat e Kosovës po trajtohen edhe rreth 80 raste të tjera.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tregon se në vitin 2021 listës së rasteve të shënjestruara i janë shtuar edhe dy raste të reja.

“Në vitin 2021 kësaj liste i është shtuar edhe rasti i njohur si Call Center i dhe rasti i zyrtares së BE-së. Rreth këtyre rasteve të shënjestruara më së shumti ka Gjykata në Prishtinë, ndërsa në Mitrovicë dhe Prizren janë nga dy raste dhe një rast në Gjakovë”, tha Hoxha për RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

“Lidhur me këto raste gjatë këtij viti janë mbajtur rreth 70 seanca”, tha ajo.

Kritika lidhur me gjykimin e rasteve të shënjestruara për liberalizimin e vizave kanë edhe në Institutin për Drejtësi.

Justina Frrokaj nga ky institut thotë se sa i përket këtyre rasteve kanë vërejtur se Prokurori i Shtetit nga viti në vit është duke shënuar regres në ndjekje të këtyre rasteve.

“Të njëjtën gjë mund ta themi edhe për gjykatat, të cilat po bëjnë regres në gjykimin e këtyre rasteve”, tha Frrokaj.

Rreze Hoxha thotë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të kërkojë më shumë përgjegjësi nga gjyqtarët që kanë në duar rastet e shënjestruara.

Ndërsa Erblin Hoxha, njohës i integrimeve evropiane, vlerëson se nuk është e garantuar se bëhet liberalizimi i vizave edhe në rast se trajtohen rastet e shënjestruara.

Kjo, sipas tij, më shumë është bërë çështje politike. Por, thotë mos trajtimi i këtyre rasteve është një arsye shtesë e kundërshtarëve të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lidhur me zvarritjen e rasteve të shënjestruara RTV Dukagjinit ka provuar të marr përgjigje nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, por këto dy institucione nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Për disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët, një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

Për disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët, një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori