LAJMI I FUNDIT:

Kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK: Retorika politike, asnjë ndikim

Kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK: Retorika politike, asnjë ndikim

Kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK në Shqipëri, Altin Dumani mori pjesë këtë të mërkurë në tryezën e diskutimit të mbajtur nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CGDS), me temë: “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: Roli i SPAK dhe Gjykatat e Posaçme në drejtim të përmirësimit të përgatitjes së vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Dumani deklaroi se presioni mediatik dhe retorika politike kundër SPAK nuk ka asnjë ndikim në punën e prokurorëve të institucionit që ai drejton.

“Presioni mediatik dhe retorika politike nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun ndaj të dyjave. Këtë përpiqem t’ua përcjellë edhe trupës se prokurorëve. Jemi të vëmendshëm kur evidentohen problematika nga media apo politika në diskutime të ndryshme, sigurisht që ne i ndjekim. Por në raport me hetimet nuk na ndikojnë”, tha Dumani.


Berisha publikon dokumentin: Arben Kraja dënoi të riun shkodran në vitin 1990 pse nuk pranonte moralin komunist
Lexo po ashtu Berisha publikon dokumentin: Arben Kraja dënoi të riun shkodran në vitin 1990 pse nuk pranonte moralin komunist

Kreu i SPAK theksoi se çështjet korruptive dhe shkeljet e barazisë në tendera, apo edhe shpërdorimi i detyrës kërkojnë kohë për t’u hetuar, pasi përdoren dhe teknika speciale.

Ai pranoi se ka dhe zvarritje të hetimeve për shkak të numrit të lartë të të pandehurve që mund të ketë një çështje.

“SPAK është përpjekur të ndërtojë një marrëdhënie të mirë me shoqërinë civile dhe do të vazhdojme të jemi bashkëpunues. Shumica e çështjeve të SPAK kërkojnë afatë të gjatë, ka shtyrje të senacave dhe zvarritje të hetimit. Çështjet me 20 të pandehur krijojnë shtyrje. Sidmos çështjet me natyrë korruptive dhe shkelje të barazisë në tendera, apo edhe shpërdorimi i detyrës kërkojnë kohë shumë të gjatë por edhe teknika speciale. Nuk krahasohet një çështje e SPA me një çështje të prokurorive të juridiksiionut të përgjithshëm. Sa i takon trasparencës ne jemi përpjekur aq sa ligji na lejon të jemi transparent me publikun dhe të gjitha i kemi publikuar në faqen e SPAK. Ka njoftime të rralla kur interesi publik është shumë i madh dhe ne kemi reaguar”, tha Dumani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori