Prokuroria Themelore në Pejë sekuestron pasuri të dyshuara nga veprimtari kriminale

Prokuroria Themelore në Pejë njofton se gjatë muajit shkurt ka realizuar një sërë sekuestrimesh të pasurive dhe mjeteve të dyshuara si të përfituara apo të përdorura në veprimtari penale.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, janë sekuestruar dy automjete, një BMW dhe një Audi Q8, si dhe një kamion tip Iveco. Po ashtu, janë konfiskuar nëntë armë zjarri të llojeve të ndryshme, 142 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një thikë.
Ndër të tjera, Prokuroria ka sekuestruar edhe dy telefona mobil, tri sharra motorike dhe 10.5³ metër masë drusore (dru shkoze dhe breu), që dyshohet se janë rezultat i veprimtarive të kundërligjshme./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































