LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për kryerjen e veprave terroriste

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për kryerjen e veprave terroriste

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), sot ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, ndaj të pandehurit B.E, nga Komuna e Drenasit, për shkak të veprave penale: “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në një njoftim për media, thuhet se sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri B.E, nga muaji gusht i vitit 2018 e deri në muajin janar të vitit 2019, si administrator i  një kanali në rrjetet sociale, me anë të fotografive dhe video – incizimeve ka bërë propagandim në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit  në botë në krijimin e shtetit Islamik.

“I pandehuri B.E, më 23.08.2018, përmes po të njëjtit kanal  ka postuar foton e animuar me mbishkrim: “Melodia e parapëlqyer e Muxhahidit është zëri i qafirit gjatë heqjes së kokës”, dhe më 10.01.2019, përmes kanalit të njëjtë ka postuar foto me përmbajtje kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Hradinaj me mbishkrim “DO T’JU VIJË FUNDI O TAGUTA SHQIPTAR BI’ IDHNILAH”, i bërë nga një person i maskuar e ku në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste “ISIS”. Me këto veprime i pandehuri B.E, ka kryer veprën penale  “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 141 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit, në muajin janar në Drenas është vërtetuar se i njëjti ka mbajt dhe bart në trup një armë të ftohtë.

“Më 11.01.2019, në Drenas, në vend publik me rastin e ndaljes dhe kontrollimit nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës – DKT në Prishtinë, është vërtetuar se i njëjti në kundërshtim me nenin 2 nën paragrafi 1.24 të Ligjit për Armët në Kosovë, ka mbajt dhe bart në trup një armë të ftohtë –  thikë luftarake e përshtatshme për shkaktimin e lëndimeve trupore dhe e njëjta i është sekuestruar. Me këto veprime i pandehuri B.E, ka kryer veprën penale  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë Speciale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Shëndetësi
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Kalo në kategori