LAJMI I FUNDIT:

Përfundon intervistimi i Flora Brovinës, nuk deklarohet për media

Përfundon intervistimi i Flora Brovinës, nuk deklarohet për media

E plotësuar– Ka përfunduar intervistimi i deputetes së PDK-së, Flora Brovina nga ana e policisë.

E njëjta është larguar dhe nuk është prononcuar për media.

Intervistimi i Brovinës ka ardhur si rezultat i publikimit të një fotografie me pretendimin se ishte dëshmi e dhunimeve që kishin kryer serbët gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/


————

Flora Brovina po intervistohet nga policia

E plotësuar- Telegrafi merr vesh që deputetja e PDK-së, Flora Brovina e cila publikoi të enjten një fotografi me pretendimin se ishte dëshmi e dhunimeve që kishin kryer serbët gjatë luftës në Kosovë është duke dhënë deklaratë në stacionin e Policisë së Kosovës, në Prishtinë.

——-

Prokuroria nuk konfirmon se Flora Brovina po intervistohet pas publikimit të fotografisë

Pas publikimit të fotografisë ku shihet një grua duke u dhunuar gjatë luftës, nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina e cila pretendoi se kjo fotografi ishte dëshmi e dhunimeve që kishin kryer serbët gjatë luftës, pati reagime të ashpra.

Mirëpo, kjo fotografi  dyshohet të mos jetë e vërtetë pasi që u zbulua nga mediat se fotografia është marrë nga një faqe pornografike.

Fotografia që u publikua nga deputetja Flora Brovina dyshohet se nuk është e luftës së Kosovës (Foto)
Lexo po ashtu Fotografia që u publikua nga deputetja Flora Brovina dyshohet se nuk është e luftës së Kosovës (Foto)

E për këtë gjë sot në media është raportuar se deputetja Flora Brovina është duke u intervistuar.

Mirëpo të kontaktuar nga Telegrafi, zyrtar nga Prokuroria Speciale nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Ndryshe dje Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se do të hap hetim lidhur me publikimin e asaj fotografie dhe se deputetja Brovina do të ftohet për dhënien e informacionit lidhur me viktimën për të cilën ajo pohon se është e gjallë, si dhe, dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori