LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria në Pejë ngrit aktakuzë për falsifikim të certifikatës së veteranit të luftës

Prokuroria në Pejë ngrit aktakuzë për falsifikim të certifikatës së veteranit të luftës

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzën kundër S.H., për veprat penale “Falsifikim i dokumentit” “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Kështu thuhet në komunikatën e dërguar për media nga prokuroria në Pejë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri S.H., më 15 mars  në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përkatësisht në Departamentin për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile zyra në Pejë, fillimisht falsifikon dhe pastaj me dije përdor dokumentin e falsifikuar dhe atë certifikatën e veteranit dhe vërtetimin e Komisionit Qeveritar, ku me këtë vë në lajthim organin e lartcekur të cilët duke menduar se këto janë të vërteta e vendosin në skemën pensionale dhe veteranëve të luftës.


Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave të përshkruara sikur më lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpall fajtorë dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori