LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se plotësuan procesverbalin me të dhëna të rrejshme, ndalohen pesë inspektorë në Gjilan

Dyshohet se plotësuan procesverbalin me të dhëna të rrejshme, ndalohen pesë inspektorë në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar pesë inspektorë komunal, të dyshuarit SH.K., B.D., A.I., A.F. dhe E.R., të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit më 15 gusht 2020, si persona zyrtarë, gjatë inspektimit në kafiterine “Lujo Pub”, në Gjilan, në asistencën e Policisë së Kosovës, lidhur me implementimin e masave të sigurisë, përkitazi me pandeminë për COVID 19, kanë përpiluar dokument zyrtar – procesverbal duke shënuar të dhëna të rreme, nga gjendja faktike, me ç’rast kanë përpiluar raportin me shkrim se në atë lokal gjithçka është në rregull, edhe përkundër faktit se aty kishte një numër të konsiderueshëm të klientëve, duke mos u respektuar distanca sociale dhe rregullat e tjera të parapara nga Qeveria e Kosovës.

Të dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh dhe brenda afatit ligjor prokuroria do të kërkojë nga gjykata masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori