LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që iu zunë 67 kilogramë narkotikë

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që iu zunë 67 kilogramë narkotikë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit H. Sh. nga Komuna e Rahovecit, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas njoftimit për media, dje drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit e të konfirmuar nga ana e Gjykatës, ka bërë kontrollimin e shtëpisë dhe të objekteve tjera përcjellëse të pandehurit H. Sh., ku pikërisht në garazhin e shtëpisë së tij, pa autorizim, me qëllim të shitjes, ka poseduar të fshehura tre paketime të mëdha, të mbushura me substancë në formë bari, e që dyshohet të jetë e llojit marihuanë në peshë prej 67 kilogramë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit H. Sh., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori