LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Shtetit për 24 orë ngriti 44 aktakuza kundër 49 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria e Shtetit për 24 orë ngriti 44 aktakuza kundër 49 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria e Shtetit  ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 49 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas një njoftimi për media, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 12 persona të dyshuar dhe është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një  aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Kontrabandimi me mallra” dhe “Dhënia e ryshfetit”.


Më poshtë lexoni aktakuzat e ngritura nëpër prokuroritë themelore të komunave të Kosovës:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër 13 personave të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” si dhe, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre persona dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër nëntë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori