LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria dhe Policia japin detaje për rastin në Ferizaj ku një person vdiq pasi vetura iu përfshi nga zjarri

Prokuroria dhe Policia japin detaje për rastin në Ferizaj ku një person vdiq pasi vetura iu përfshi nga zjarri

Një person ka vdekur të hënën si pasojë e flakëve që kapluan automjetin me të cilën po udhëtonte në një pompë derivatesh në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, përkatësisht në fshatin Babush.

Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt kanë dhënë sot detaje lidhur me rastin.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi sot se në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Ferizajt- Sektorin e Hetimeve Rajonale, në mënyrë intensive janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, lidhur me zbardhjen e rastit të shpërthimit të veturës në pompën e derivateve “Eida Patroni” në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë.


Si pasojë e këtij shpërthimi të veturës, një person ka ndërruar jetë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa, lëndime trupore ka pësuar punëtorja e marketit të pompës dhe e njëjta është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton Telegrafi.

“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, janë njoftuar të gjitha njësitë relevante të cilat dje kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe vetura e djegur është dërguar në Stacionin e Policisë për ekzaminim dhe procedura të mëtejshme hetimore.

Vdes personi që gjendej në veturën e përfshirë nga zjarri në një pompë derivatesh në magjistralen Prishtinë - Ferizaj
Lexo po ashtu Vdes personi që gjendej në veturën e përfshirë nga zjarri në një pompë derivatesh në magjistralen Prishtinë - Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se do të vazhdoj hetimet në mënyrë intensive lidhur me këtë rast, deri në identifikimin dhe zbardhjen e plotë të tij”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se më 07.02.2022, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë në hapësirën e një pikë të karburantit në fshatin Babush, një automjet i udhëtareve me targa vendore ishte përfshirë nga flaka.

Për pasojë një person ka humbur jetën që ishte në automjet, ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pikë karburantit ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim mjekësor.

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në koordinim dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, menjëherë i ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga krim teknikët rajonal, grumbullimit të informacioneve nga hetuesit rajonal, video incizimeve në terren, dyshohet se automjeti i udhëtarëve që ishte në lëvizje, posa ka hyrë në hapësirën e pikës së karburantit ka marr flakë (nga pjesa e mesme e automjetit), në rrethana ende të pasqaruara dhe për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i automjetit (i paidentifikuar), ndërsa është lënduar personi me inicialet A.I (F/K) e moshës 21 vjeçare nga një pjesë e shkëputur metalike nga automjeti, e cila në ato momente ishte duke punuar në marketin e kësaj pikë karburanti”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i cili ishte në vendin e ngjarjes, rasti është cilësuar ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe trupi i pajetë ( i karbonizuar) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për identifikim, ndërsa automjeti është tërhequr nga policia për ekzaminim.

Policia Rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim edhe me njësitet tjera për hetim, që kur ka ndodhur ngjarja është duke punuar në vazhdimësi në grumbullimin e informacioneve, intervistimin e personave për të zbardhur rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori