LAJMI I FUNDIT:

Prokurori Rexha tregon “historinë” e themelimit të Gjykatës Speciale (Video)

Prokurori Rexha tregon “historinë” e themelimit të Gjykatës Speciale (Video)

Për themelimin e Gjykatës Speciale me seli në Kosovë, e cila do të trajtonte rastet e krimeve të luftës ishte diskutuar para 13 viteve mes ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Kështu tha për Telegrafin, Ali Rexha, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

“Në vitin 2005 apo 2006 shkuam për punë zyrtare në Prishtinë me Enver Pecin. Pasi kryem punët vazhduam tek Departamenti i Drejtësisë së UNMIK-ut. Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të UNMIK-ut gjatë bisedës na tregoi se do të themelohet Gjykata Speciale në Kosovë. Ai tha se do ta hapim konkursin dhe do të vini në intervistë. Ne me gjithë dëshirë u shprehëm që do të shkonim. Dhe prej asaj dite u këput çdo gjë. Kjo temë nuk u përmend më asnjëherë. Asnjë informacion nuk morëm më. Pas një viti, siç po shihet tash jemi në lokalet e Prokurorisë Speciale. Në vitin 2007 është themeluar Prokuroria Speciale. Me kolegun kemi biseduar shpeshherë dhe kemi vlerësuar se është e nevojshme që të themelohet Gjykata Speciale në Kosovë siç e kanë edhe shtetet e rajonit dhe të merremi me rastet më të rënda, mos t’i quaj krime lufte”, ka thënë Rexha.


Ai e ka quajtur dëm të madh themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën në Hagë, duke thënë se për këtë kanë ndikuar rrethanat politike, sistemi i brishtë i drejtësisë në Kosovë si edhe faktorë tjerë.

“Sipas mendimit tim këtu ka shumë komponentë, pak a shumë për shkak të brishtësisë, pak a shumë për shkak të politikës, por edhe për arsye tjera politike, kështu që është një dëm i madh që u themelua atje. Por, megjithatë ajo duhet të funksionojë”, tha ai.

Rexha ka bërë të ditur se në kohën kur janë zhvilluar bisedimet për themelimin e Gjykatës Speciale me seli në Kosovë, prokurorët vendorë nuk kanë qenë të gatshëm të trajtojnë rastet ku kanë qenë të përfshirë komandantët e luftës, mirëpo siç u shpreh ai, tani në Kosovë ka prokurorë profesionalë e të guximshëm të cilët mund të trajtojnë këdo pa dallim.

Në lidhje me shfuqizimin e Ligjit të Gjykatës Speciale, Rexha tha se kjo çështje i përket politikës, mirëpo, sipas tij Kosova tashmë ka hyrë në obligime ndërkombëtare dhe kthimi prapa është i vështirë.

“Nuk më takon mua shumë që të flas, sepse është çështje politike, çështje e Kuvendit që do të merret me këtë, mirëpo ne kemi hyrë në obligime ndërkombëtare me marrëveshje me shtetin e Holandës, me Bashkësinë Ndërkombëtare, e cila i ka ndarë 300 milionë euro për këtë Gjykatë që është hapur. Në baza ligjore çdo vendim mundet të revokohet, me u ndryshu, plotësu, me u eliminu, mirëpo jemi në një marrëdhënie ndërkombëtare kështu që mendoj se është shumë vështirë të shkojmë mbrapa”, potencoi Rexha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori