LAJMI I FUNDIT:

Prokurori publik nuk ka urdhëruar obduksion të trupave të viktimave sepse nuk ka pasur dyshim për vepër penale

Prokurori publik nuk ka urdhëruar obduksion të trupave të viktimave sepse nuk ka pasur dyshim për vepër penale

Prokurori kujdestar publik nuk ka urdhëruar obduksion të trupave të viktimave nga vërshimet sepse nuk ka pasur dyshim për vepër të kryer penale, njoftojnë nga Prokuroria publike pas reagimeve në publik se trupat e viktimave u janë dorëzuar familjeve e nuk janë dërguar në obduksion, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Në pajtim me Ligjin për procedim penal (neni 246 paragrafi 1) – ‘Kontroll dhe obduksion të kufomës do të ndërmerret atëherë kur ekziston dyshim se vdekja është shkaktuar me vepër penale’. Duke pas parasysh që në rastin konkret nuk ekzistonte asnjë dyshim për vepër të kryer penale, prokurori kompetent publik nuk ka dhënë urdhër për obduksion, por ka dhënë drejtim që trupat e të ndjerëve të dërgohen në kapelën në Butel për identifikim e pastaj tu dorëzohen familjeve për varrim. Gjithsesi, sipas udhëzimeve të dhëna nga prokurori publik, për çdo vdekje kontestuese dhe për personat të cilëve nuk mund të vërtetohet identiteti ishte dhënë mundësia që në mënyrë plotësuese të kryhet obduksion“, njoftojnë nga prokuroria.

Ligji për mbrojtje shëndetësore, siç informojnë nga Prokuroria, parasheh që obduksion të mund të kërkojnë edhe institucione tjera si dhe anëtarë të familjes më të ngushtë të viktimave.


Siç njoftojnë ata, Prokuroria publike nuk ka kompetenca të veprojë në kushte të fatkeqësive elementare dhe në raste kur nuk ka dyshim për vepër të kryer penale.

Në vërshimet e të shtunës, zyrtarisht jetën e kanë humbur 22 persona, ndërsa prokurori publik të gjithë trupat ua dorëzoi familjeve, pa i dërguar në obduksion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori