LAJMI I FUNDIT:

Prokurorët e PSP-së: Mandati jonë është deri në vitin 2020, kërkojmë zgjedhje të pasardhësit të Janevës

Prokurorët e PSP-së: Mandati jonë është deri në vitin 2020, kërkojmë zgjedhje të pasardhësit të Janevës

Prokurorët e PSP-së përmes një njoftimi për media theksojnë se tek ata nuk ka arritur letër nga Prokuroria Publike, përmes së cilës kryeprokurori Ljubomir Joveski kërkon nga ata që t’ia dorëzojnë lëndët e tyre.

Prokurorët e PSP-së shprehin shqetësim për moszgjedhje të pasardhëses së Katica Janevës dhe mossjelljen e ligjit të ri për Prokurorinë Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duam edhe një herë të shprehim shqetësimin tonë, që deri tani asnjë prokuror publik nuk është emëruar për të zëvendësuar Katica Janevën dhe as nuk është miratuar një zgjidhje e re ligjore që rregullon statusin e kësaj Prokurorie Publike”.


“Kujtojmë që mandati i PSP-së është deri më 15 shtator 2020, deri kur vazhdon punësimi i stafit të Prokurorisë dhe detyrimet aktuale të institucionit”.

“Mungesa e rregullimit për atë që do të ndodhë me punonjësit, detyrimet aktuale, arkivat dhe materialet në dispozicion të Prokurorisë, në situatë kur nuk ka udhëheqës të institucionit, do të çojë në probleme reale në realizimin e të drejtave të punonjësve dhe zgjidhjen e detyrimet e institucionit, si dhe mungesa e kontrollit mbi zbatimin e procedurave të sigurisë në lidhje me të gjitha materialet në dispozicion të Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e PSP-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Lajme
Kalo në kategori